Zëdhënësi i Ministrisë Shëndetësisë, Faik Hoti, ka dhënë dorëheqje nga pozita që e mbante.
” Dje kam përmbyllur një periudhë më shumë se 14 vjeçare të angazhimit tim në Ministrinë e Shëndetësisë në përgjegjësi e detyra të ndryshme. Nga sot kam vazhduar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, ka shkruar Hoti.