https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Joseph: Deklarata e Hill për bombardimet e pamençur, por me kohën do të kuptohet gjesti i tij

Joseph: Deklarata e Hill për bombardimet e pamençur, por me kohën do të kuptohet gjesti i tij

Analisti amerikan Edward Joseph ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, i cili ka shprehur ngushëllime familjeve për jetët e humbura gjatë luftërave të viteve 90’të dhe të atyre që pësuan humbje si pasojë e bombardimeve të NATO’s.

Joseph këtë deklaratë të diplomatit bashkëkombas po e sheh si një veprim jo të mençur, derisa në një sërë postimesh në Twitter përmend tendencën e Serbisë për viktimizim dhe mos-heqjen dorë të saj nga e kaluara gjenocidale, raporton Gazeta Express.

“Ambasadori Chris Hill shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e jetëve të serbëve gjatë luftërave të viteve 1990 dhe konkretisht në fushatën ajrore të NATO-s. A ishte e mençur të bëhej një gjë e tillë? Jo”.

Joseph thotë se përgjigjja për pyetjen nëse kjo ishte gabim të bëhet është më e ndërlikuar.

“Nuk ishte e mençur sepse, që nga momenti i vitit 2010 kur Parlamenti serb njohu në heshtje gjenocidin e kryer në Srebrenicë, Serbia ka ecur mbrapa në trajtimin e së kaluarës … ndërsa demokracia e saj ka ecur prapa. Revizionizmi është thelbi i regjimit të Vuçiqit”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Ashtu si Putini me rusët, Vuçiç inkurajon serbët të mendojnë për veten si viktima, jo si autorë. Për Beogradin, historia e fundit e Kosovës fillon në vitin 1999, me bombardimet e NATO-s, jo me 1989 me heqjen e autonomisë – dhe një dekadë represioni brutal”.

Joseph thotë se kjo nuk është vetëm narrativë meqë ajo përfshin edhe deklarata që pengojnë detyrimet ndaj personave të zhdukur. Këtu ai përmendi një deklaratë të ministrit serb Daçiq.

ADVERTISEMENT

“Në vitin 2020, ministri i Jashtëm Daçiq bëri këtë pyetje rrëqethëse: “Çfarë do të bëjmë me serbët që tregojnë se ku janë varrosur trupat e shqiptarëve nëpër Serbi? Deklarata e Hill nuk ishte gjithashtu e mençur sepse Rusia relativizon pushtimin e saj kriminal të Ukrainës duke iu referuar bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Putini përdor ndërhyrjen ushtarake dhe politike perëndimore në Kosovë si lëndë djegëse për ankesën bazë ruse, duke nxitur luftën”.

“Pra, ngushëllimet e bëra me qëllim përforcojnë ndjenjën oportuniste të viktimizimit ruse dhe serbe. Në vend që të qetësojnë hidhërimin, ngushëllimet i largojnë serbët për ta kuptuar të vërtetën: humbjet e tyre – duke përfshirë humbjen e Kosovës – janë kryesisht rezultat i agresionit serb”.

Analisti amerikan thotë se askush nuk duhet të habitet meqë Vuçiq nuk e ndryshoi narrativën e viktimës edhe pasi zëvendëspresidenti i atëhershëm Biden shprehu ngushëllime në vitin 2016, duke përdorur të njëjtat fjalë si Hill.

“SHBA-ja vazhdimisht ka mbrojtur të drejtat e viktimave serbe. Pyetni Hashim Thaçin, tani në sallën e gjyqit të Hagës”, ka thënë Joseph.

“Tallja e drejtuar ndaj Hillit – nga serbët – ilustron rreziqet e shprehjes së ngushëllimeve atje ku mbretëron revizionizmi. Çekuilibri i plotë, masiv ndërmjet numrit të viktimave serbe – dhe numrit të viktimave në duart e serbëve – ende injorohet thelbësisht në Serbi”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Joseph thotë se askush nuk e di më mirë se ambasadori Hill pse diplomacia dështoi, për të cilën foli edhe vetë Hill, duke thënë se dështimi i diplomacisë sjell pasoja.

“Një diktator cinik serb mori pushtetin duke abuzuar me Kosovën, duke refuzuar të rivendoste qoftë edhe një formë modeste të autonomisë. Ironia: sot Beogradi kërkon një formë autonomie për serbët e Kosovës, pasi të njëjtën gjë e shuan edhe për shqiptarët”.

Ndonëse nuk është deklaratë e mençur, Joseph thotë se ambasadori Hill nuk është domosdoshmërisht gabim pse shprehu ngushëllime.

“Diplomacia dështoi. Serbët vdiqën. Kombi serb e përjeton bombardimin e NATO-s si një traumë kombëtare – pavarësisht nga fajësia e udhëheqjes serbe për krimet në Kosovë (Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci)”.

Joseph kujton se Hill, si ambasador në Maqedoninë e atëhershme gjatë fushatës së NATO-s, luajti një rol të rëndësishëm në strehimin human të refugjatëve shqiptarë të Kosovës të dëbuar gjatë luftës.

Joseph thotë se këtë e njeh nga dora e parë meqë kishte punuar edhe në një kamp të refugjatëve në Stenkovec afër kufirit Maqedoni-Kosovë.

“Vlerat perëndimore – vlerat amerikane – vlerat njerëzore përfshijnë njohjen e kujtimit të atyre që humbën në konflikt dhe dhimbjen e anëtarëve të mbijetuar të familjes. Me kalimin e kohës, me kthimin përfundimtar të Serbisë në rrugën demokratike, do të kuptohet sinqeriteti i gjestit të Hillit”, përfundon Joseph.

Poste të ngjashme

Vrasja në Gjakovë: I dyshuari u vetëdorëzua bashkë me armën

Vrasja në Gjakovë: I dyshuari u vetëdorëzua bashkë me armën

17/03/2026, 8:43

Nexhdet Zymberaj, i dyshuari për vrasjen që ndodhi dje në Gjakovë, është vetëdorëzuar në polici. Sipas njoftimit, ai në stacionin...

Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

16/03/2026, 19:29

Është hapur konkursi për anesteziologë të rinj në institucionet publike shëndetësore. Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben...

E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës

E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës

16/03/2026, 19:12

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes që lamë pas në Piacenza, ku një 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

16/03/2026, 18:12

I dyshuari për vrasjen që ndodhi gjatë ditës së sotme në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici. Nexhdet Zymberajt, pronari i...

“Mashtrimet e Kurtit”, Rinia e PDK-së me aksion para qeverisë

“Mashtrimet e Kurtit”, Rinia e PDK-së me aksion para qeverisë

16/03/2026, 16:58

Rinia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një aksion para Qeverisë së Kosovës, ku te shkallët e hyrjes së këtij objekti...

Lajmi i fundit

Vrasja në Gjakovë: I dyshuari u vetëdorëzua bashkë me armën

Vrasja në Gjakovë: I dyshuari u vetëdorëzua bashkë me armën

17/03/2026, 8:43
Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

16/03/2026, 19:29
E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës

E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës

16/03/2026, 19:12
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

16/03/2026, 18:12
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv