Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Jozef Marku duket se ka reflektuar në lidhje me situatën e fundit të krijuar brenda asaj shtëpie ku ofendoi Gjestin.
Ai ka publikuar një video në Instagram, ku ka kërkuar falje për të gjithë shqiparët e Kosovës, raporton Zeri.info.
Ndjej një detyrim shpirtëror patriotik ndaj gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe ndaj familjes Gjestit, për t’iu kërkuar falje publike për këtë situatë, e cila në asnjë mënyrë nuk kishte për qëllim të prekë plagën tonë të përbashkët. E kam përmendur armikun vetëm si shembull negativ, për të treguar se nuk duhet të jemi ata që ndjekim këtë rrugë. Kjo shprehje nuk i drejtohej dhe nuk i përket asnjë shqiptari. Kosovën e du me shpirt dhe me respekt për gjithë vuajtjet që ka kaluar”,u shpreh Jozi në video.
Kësaj videoje Jozi ia ka shtuar edhe mbishkrimin “Kosovë e Adem Jasharit hej ta puthsha plagën”, duke reflektuar dhe treguar dashurinë për Kosovën. /Zëri
Djali i Trumpit shpërndan postimin e Grenellit kundër Kurtit
Djali i presidentit amerikan, Donald Trump, Donald Trump Junior, ka shpërndarë postimin e emisarit për misione të veçanta, Richard Grenell...