Krizën e fundit në pjesën e barrikaduar të vendit e ka quajtur “më të rrezikshmen ndërvite me potencial tejet të madh shpërthimi në dhunë”, gazetari briantik dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Tim Judah, raporton gazeta online Reporteri.net.
Pas vendimit për heqjen e barrikadave dhe shtensionimit të situatës, Judah ngren pyetjen nëse tash faza e “shuarjes së vazhdueshme të zjarreve” ka mbaruar dhe nëse mund të shkohet para në fazën e normalizimit të marrëdhënieve.
“Barrikadat në veri të Kosovës po largohen, kufiri në Merdare u hap sërish dhe ish-polici Dejan Pantiç është zhvendosur në arrest shtëpiak. Kriza duket se e tëra ka përfunduar…deri në krizën tjetër”, ka shkruar Judah në Twitter.
“Çështja është nëse faza e shuarjes së vazhdueshme të zjarreve ka përfunduar dhe nëse Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar mund ta bëjnë Aleksandar Vuçiçin dhe Albin Kurtin për të shkuar drejt një marrëveshje për normalizim, e cila do të ishte e mirë për të gjithë në rajon”.
Krejt në fund, Judah, këto 20 ditë të barrikadave i quan “më të rrëzikshmet ndër vite me potencial të madh të shpërthimit në dhunë”.
Pas lirimit të ish-zyrtarit policor Dejan Pantiç për t’u mbrojtur në liri, serbët janë pajtuar me lidershipin e Beogradit për t’i çmontuar barrikadat në pjesën veriore të vendit.
Ata e kanë paraqitur si triumf të vendosmërisë së tyre “garancitë” që ShBA dhe BE i kanë premtuar se nuk do të ketë arrestime të serbëve protestues/barrikadues si dhe se FSK nuk do të mund të hyjë në veri pa lejen paraprake të komandantit të KFOR’it dhe pëlqimit të përfaqësuesve politik të komunitetit serb atje./Reporteri.net