Së shpejti çmimi i kafes në qytetin e Mitrovicës pritet të bëhet 1.20 cent.
“Jepi zë” merr vesh që sot në mbrëmje pritet që pronarët e lokaleve të mblidhen dhe të vendosin për këtë ngritje të çmimit.
Sipas tyre pritet arsyeja e rritjes së çmimit është ngritja e çmimit të kafes nga prodhuesi dhe shkak të shtrenjtimit të produkteve bazë të përgatitjes së kafesë por edhe produkteve tjera.
Udhëheqësit e lokaleve që deri tashti shërbyen çaj e kafe për 0.80 cent dhe 1euro janë të bindur se mitrovicasit mund ta përballojnë këtë ngritje.
Poashtu sipas gastronomëve çmimi prej 0.80 cent mund të vazhdojë vetëm në kohën e mëngjesit pasi është e paperballueshme që çmimet të vazhdojnë njejtë për shkak të ngritjes të të gjitha çmimeve tjera.
Megjithëkëtë, plani i tyre mund të bie ndesh me ligjet për mbrojtjen e konkurrencës./ Jepi zë