https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kamberi i drejtohet presidentit serb: Hiq dorë nga ëndrra për Kosovën, mjaft me patetizmin tuaj

Kamberi i drejtohet presidentit serb: Hiq dorë nga ëndrra për Kosovën, mjaft me patetizmin tuaj
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka kërkuar edhe një herë nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq që të heq dorë nga ëndrrat e tij për kolonizimin e Kosovës. Ai ia ka kujtuar presidentit serb sintagmën e tij kur ishte bashkëpunëtorë i Millosheviqit: “T’i vrasim 100 për 1”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kamberi që është edhe kryetar i partisë më të madhe shqiptare në Luginën e Preshevës – Partisë për Veprim Demokratik, ia kujton edhe një thënnie presidentit serb: “Mund të na vrisni të gjithëve, por Kosovën nuk e njohim”. E Kamberi thotë se këto deklarata janë armiqësore sepse askush nuk dëshiron t’i vrasë serbët.

“Mjaft me patetizmin tuaj z. president. Mos e frikësoni dhe armiqësoni popullin më kot, sepse askush nuk dëshiron të ju vrasë. Shqiptarët janë për paqe sepse pikërisht ata kanë qenë viktimat më të mëdha të ambicieve kolonialiste të fqinjëve të tyre në shekullin e kaluar. Por ju, është koha e fundit të kthjelloheni nga andrallat tuaja kolonialiste rreth Kosovës”, shkruan Kamberi.

Ambiciet e presidentit serb, sipas tij, janë “njësoj sikurse reklamimi i çmimit të salamit (parizerit)”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Ato tashmë po shkaktojnë humbje në jetë njerëzish. Brengosja juaj për serbët e Kosovës është destruktive. Fundja, “do të vrasim 100 për 1” kurrë nuk e ka thënë apo përsëritur një shqiptar. Autorësia e saj ju përket juve”, ka shkruar Kamberi duke iu referuar presidentit serb.

ADVERTISEMENT

Ndryshe, gjatë viteve ’90, presidenti serb që atëbotë ishte në strukturat e larta të Partisë Radikale Serbe, kishte thënë në Parlamentin e Serbisë, se nëse boshnjakët e vrasin një serb, serbët do t’i vrasin 100 boshnjakë. Kujtojmë se në Srebrenicë ndodhë gjenocidi më i madh ndaj popullsisë civile ku u vranë më shumë se 8 mijë civilë bonjakë nga ushtria serbe.

E një ditë më parë, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë foli edhe për Listen Serbe. Ai thotë se është koha që qytetarët serbë të Kosovës të lirohen përfundimisht nga terrori dhe dhuna e terroristëve të dëshmuar tanimë të Listës Srpska.

Poste të ngjashme

Deputeti i VV’së ironizon me përplasjet në LDK: Po merren me gazin amerikan e nuk po arrijnë ta mbajnë as Gazin e Pejës

Deputeti i VV’së ironizon me përplasjet në LDK: Po merren me gazin amerikan e nuk po arrijnë ta mbajnë as Gazin e Pejës

23/06/2026, 21:30

Përplasjet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas kërkesave për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga degët e Pejës, Lipjanit...

Nënkryetari Fahri Restelica mori pjesë në promovimin e librit monografik kushtuar mjekut dhe humanistit Shaqir Shaqiri

Nënkryetari Fahri Restelica mori pjesë në promovimin e librit monografik kushtuar mjekut dhe humanistit Shaqir Shaqiri

23/06/2026, 20:34

  Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica, së bashku me drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valbona Ibishi, morën...

Bie sistemi i internetit në Qendrën e Regjistrimit në Podujevë, qytetarët mbesin pa shërbime

Bie sistemi i internetit në Qendrën e Regjistrimit në Podujevë, qytetarët mbesin pa shërbime

22/06/2026, 14:24

  Podujevë – Një ndërprerje e sistemit të internetit ka shkaktuar probleme në funksionimin e Qendrës së Regjistrimit në Podujevë,...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte (Pamje)

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte (Pamje)

22/06/2026, 11:17

Një punëtor ka humbur jetën paraditen e sotme në Prizren. Vinçi i rrëzuar në punishte ka zënë një punëtor në...

Mbyllet segmenti i dytë i rrugës “19 Qershori”, hapet për qarkullim segmenti i parë

Mbyllet segmenti i dytë i rrugës “19 Qershori”, hapet për qarkullim segmenti i parë

22/06/2026, 11:10

Njoftim: Mbyllet segmenti i dytë i rrugës "19 Qershori", hapet për qarkullim segmenti i parë Të nderuar qytetarë të Komunës...

Lajmi i fundit

Deputeti i VV’së ironizon me përplasjet në LDK: Po merren me gazin amerikan e nuk po arrijnë ta mbajnë as Gazin e Pejës

Deputeti i VV’së ironizon me përplasjet në LDK: Po merren me gazin amerikan e nuk po arrijnë ta mbajnë as Gazin e Pejës

23/06/2026, 21:30
Nënkryetari Fahri Restelica mori pjesë në promovimin e librit monografik kushtuar mjekut dhe humanistit Shaqir Shaqiri

Nënkryetari Fahri Restelica mori pjesë në promovimin e librit monografik kushtuar mjekut dhe humanistit Shaqir Shaqiri

23/06/2026, 20:34
Bie sistemi i internetit në Qendrën e Regjistrimit në Podujevë, qytetarët mbesin pa shërbime

Bie sistemi i internetit në Qendrën e Regjistrimit në Podujevë, qytetarët mbesin pa shërbime

22/06/2026, 14:24
Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte (Pamje)

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte (Pamje)

22/06/2026, 11:17
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv