https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kamionët kundër ‘të vërtetës’: Çka i hyjnë në punë Serbisë barrikadat në veri?

Kamionët kundër ‘të vërtetës’: Çka i hyjnë në punë Serbisë barrikadat në veri?
Share on FacebookShare on Twitter

Është një kamion. Nganjëherë edhe dy. Këto mjete transportuese po përdoren nga serbët si mjete bllokuese të rrugëve. Megjithëse nuk duket ndonjë punë e madhe, këta pak kamionë u bënë megjithatë punë e madhe politikisht. Qysh po i shërbejnë Beogradit?

Katër janë kuptimet e fjalës barrikadë në fjalorin e gjuhës shqipe. Asnjëri nuk përmend kamionët si shembuj të sendeve përmes të cilave bëhet ajo. Përmenden gurët , drurët e orenditë. Megjithatë, janë kamionët mjetet përmes të cilave serbët po bllokojnë rrugët kufitare.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla gjatë ditës së djeshme u shpreh se ishin gjithsej gjashtë barrikada. Mund të supozohet që nuk janë më shumë se dhjetë kamionë (përfshirë edhe disa automjete tjera, cisterna etj) që po ‘mirëmbajnë’ tensionet edhe pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të shtyrë zgjedhjet e 18 dhjetorit për në prill. E edhe pas vendimit të nëntorit për marrëveshje mbi targat ilegale.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Pse ky barrikadim?

Serbia po pretendon se nuk ka nën kontroll barrikaduesit por që i mirëkupton qëllimet e tyre. Këta të fundit po protestojnë, e po protestojnë. Pasi protestuan fillimisht zgjedhjet, aktualisht janë në protestë për arrestimin e ish zyrtarit policor Dejan Pantiq.

Opinioni publik në Serbi vazhdon ‘të helmohet’ edhe nga një retorikë agresive dhe luftënxitëse nga lidershipi serb në Beograd por edhe lidershipi i Listës Serbe në Kosovë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Derisa barrikadat vazhdojnë të bllokojnë rrugët e Kosovës, Serbia vazhdon të ‘shqyrtojë’ vendimin për t’i kthyer 1000 trupa të armatosura në Kosovë duke u thirrur në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në anën tjetër, gjatë ditës së djeshme nuk munguan raportimet e pabazuara në mediet serbe e nga politikanët si Goran Rakiq (ish ministër në Qeverinë Kurti II) se Kosova po përgatiste një operacion “Olluja” (operacioni Stuhia) ndaj popullësisë serbe në Kosovë. Kjo gjë u vërtetua të ishte e pavërtetë, por megjithatë elementi i frikës u fut në lojë.

ADVERTISEMENT

Tomë Gashi, avokat kosovar, e ndihmoi strategjinë serbe për të rritur frikën për ‘Ollujën’ duke pretenduar në mënyrë të papërgjegjshme në profilin e tij se mund të kishte “Ollujë në versionin shqiptar”.

Asgjë nuk ndodhi mbrëmë! U demantua Tomë Gashi dhe u demantua Goran Rakiqi.

Barrikadat në këtë pikë mund të jenë ndihmuese që vërtetësia e plotë në fjalët e pamatura të politikës serbe të mos shihet nga serbët tanë lokalë. Kamionët, folur edhe bukfalisht, mund të jenë duke u përdorur si ‘barrikadues’ edhe të së vërtetës që ndodhet fatkeqësisht, shumë shpesh, vetëm jashtë komunave veriore me shumicë serbe. Sepse, duhet kuptuar që rrugët në fjalë qarkullohen edhe nga serbët ashtu si nga shqiptarët. Madje, ndoshta më shumë nga serbët se sa nga shqiptarët e asaj ane.

Politologu boshnjak Jasmin Mujanoviq krahasoi barrikadat që ishin bërë në vitin 2022 me ato që ishin bërë më herët në Kroaci më 1990 dhe në Bosnje më 1992.

“Të gjitha ato (barrikadat) janë të inxhinieruara dhe të drejtuara nga Beogradi, asnjë prej tyre nuk është “manifestim spontan i revoltës popullore.” – shkroi ai.

Por, Beogradi vazhdon të pretendojë se ata pak kamionë janë “manifestim spontan i revoltës popullore”.

Kur do të hiqen?

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dje u shpreh se po priste KFOR-in që të hiqte këto barrikada.

“KFOR po kërkon pak kohë që shpejt ta kryej këtë punë dhe ne po presim. Nëse pritja jonë për KFOR’in është zbutje, le të quhet zbutje. Por për të mirën e përgjishme, besoj që megjithatë jemi duke e zgjedhur rrugën më të mirë të mundshme,” – u shpreh ai.

KFOR-i ende nuk ka marrë një vendim për një gjë të tillë, por besohet se do të marrë veprimet e nevojshme gjatë orëve në vijim. E ndërkohë që barrikadat vazhdojnë në rrugët e Kosovës, vazhdon edhe propaganda serbe prej anës tjetër të kufirit.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq sot gjatë ditës përmendi sërish mundësinë e rikthimit të forcave serbe në Kosovë duke thënë se të enjten, më 15 dhjetor, Qeveria e Serbisë do të merrte vendim për t’i dërguar KFOR-it kërkesë për një gjë të tillë.

Poste të ngjashme

Nis pastrimi i shtratit të Lumit Llap, Bulliqi: Hapësira do të marrë një pamje të re(Pamje)

Nis pastrimi i shtratit të Lumit Llap, Bulliqi: Hapësira do të marrë një pamje të re(Pamje)

02/10/2026, 19:49

    Ka nisur aksioni i gjerë për pastrimin e tërë shtratit të Lumit Llap nga mbeturinat dhe barishtet e...

Kurti dhe Hargreaves flasin për partneritetin Kosovë – Mbretëri e Bashkuar

Kurti dhe Hargreaves flasin për partneritetin Kosovë – Mbretëri e Bashkuar

02/10/2026, 16:11

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. Kryeministri Kurti...

Shkarkimi i Blerim Isufajt, caktohet ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit

Shkarkimi i Blerim Isufajt, caktohet ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit

02/10/2026, 15:51

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shkarkuar sot Blerim Isufajn nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës....

Sot mbahet protestë gjithëpopullore, në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së

Sot mbahet protestë gjithëpopullore, në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së

01/10/2026, 6:53

Një numër i madh qytetarësh nga e gjithë Kosova dhe trojet e tjera pritet të bashkohen sot në protestën e...

Hajnat hyjnë me forcë në një vilë – vjedhin pushkë gjuetie, fishekë dhe mjete pune

Hajnat hyjnë me forcë në një vilë – vjedhin pushkë gjuetie, fishekë dhe mjete pune

30/09/2026, 7:01

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Stanqiq të Gjilanit, ku persona ende të panjohur dyshohet se...

Lajmi i fundit

Nis pastrimi i shtratit të Lumit Llap, Bulliqi: Hapësira do të marrë një pamje të re(Pamje)

Nis pastrimi i shtratit të Lumit Llap, Bulliqi: Hapësira do të marrë një pamje të re(Pamje)

02/10/2026, 19:49
Kurti dhe Hargreaves flasin për partneritetin Kosovë – Mbretëri e Bashkuar

Kurti dhe Hargreaves flasin për partneritetin Kosovë – Mbretëri e Bashkuar

02/10/2026, 16:11
Shkarkimi i Blerim Isufajt, caktohet ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit

Shkarkimi i Blerim Isufajt, caktohet ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit

02/10/2026, 15:51
Sot mbahet protestë gjithëpopullore, në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së

Sot mbahet protestë gjithëpopullore, në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së

01/10/2026, 6:53
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv