https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kamioni nga “qendra humanitare” serbo-ruse në Nish shpërndau ndihma ilegalisht në Kosovë

Kamioni nga “qendra humanitare” serbo-ruse në Nish shpërndau ndihma ilegalisht në Kosovë

Të hënën në qytezën e Dragashit, Policia e ka ndaluar një kamion i cili po bartte mallra nga Serbia në mënyrë ilegale. Këto ndihma kishin hyrë në Kosovë përmes një kamioni që i përkiste “qendrës humanitare” që gjendet me seli në Nish.

Kamioni ndalesën e parë e pati në Mitrovicën e Veriut. Nuk dihet nëse hyrjen në territorin e Kosovës e kishte bërë nëpërmjet ndonjë pike kufitare apo rrugëve ilegale, por, një kamion me targa nga Serbia, të hënën është futur pa asnjë pengesë në vendin tonë.

Siç raporton Televizioni7, ai po bartte produkte ushqimore dhe higjienike të cilat do t’u shpërndaheshin familjeve në nevojë.

Prapa kësaj ndihme, T7 mëson se qëndron Qendra Humanitare me seli në Nish. Kurse, shpërndarjen e mallit do ta bënte Kryqi i Kuq i Serbisë me seli në trevën e Gores.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Pas Mitrovicës, kamioni me mallra ka vazhduar për të njëjtin qëllim në Graçanicë. Aty është bërë ndërrimi i automjetit, i cili më pas ka vazhduar në Komunën e Dragashit.

Pikërisht në këtë komunë këtij mjeti rruga i mbeti në gjysmë.

Policia e ndaloi atë dhe vërejti se shoferi dhe shoqëruesi i tij kishin mangësi në dokumentacionet e mallrave.

Shaqir Uka, komandant i Policisë në Dragash thotë se për këtë rast janë intervistuar dy ngasësit e automjetit të cilët janë liruar në procedurë të rregullt.

Kurse, nga inspektorati i Tregut në Dragash thonë se malli është konfiskuar për shkak se dy ngasësit nuk kanë arritur të dëshmojnë dokumente mbi prejardhjen e tregut dhe transportin.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Enis Sylejmani, inspektor i tregut në Dragash Sylejmani shprehet se gjatë inspektimit kanë hasur edhe në një produkt të dyshimtë.

Por, mendim krejtësisht tjetër kanë nga Agjencia Tatimore e Kosovës.

“Për rastin në fjalë ju njoftoj se pas kontrollës, malli në atë kamion është konstatuar mall me dokumentacion dhe destinacion që do të thotë se pjesa tatimore ka qenë në rregull”, kanë thënë nga ATK.

Dy personat që po i bartnin mallrat, të cilat tani gjenden në një lokal në fshatin Vranishtë të Dragashit, raportohet se janë Nemrit Kajkus – kryetar i Kryqit të Kuq të Serbisë dega në Dragash dhe sekretari i këtij institucion Zeqir Zurapi, nga fshati Rapçë e Gorës së Dragashit.

Po ashtu, televizioni mëson se vite më parë, Zeqir Zurapit i është bastisur shtëpia. Ai është i njohur për aktivitetet në trevën e Gorës, që funksionon sipas ligjeve të Serbisë..

Për të gjitha këto, televizioni ka tentuar të marrë një sqarim nga vetë Zurapi, por ai nuk ishte I interesuar të flasë.

“Kqyre, nuk mundem me folë kurgjo tash. Për asnjë media nuk po japi. Kur kryhet procesi mundeni mem thirrë”.

As Prokuroria Themelore në Prizren, të pyetur nëse po e hetojnë veprimtarinë e Kajkusit dhe Zurapi, nuk kanë kthyer përgjigje.

Poste të ngjashme

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

28/12/2025, 8:00

Qazim Latifi ishte një nga qytetarët e parë në Podujevë, që shfrytëzoi të drejtën e votës. Ai ka thënë se...

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët komunalë në Komunën e Shtimes, derisa...

Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në qendër të Podujevës. IndeksOnline raporton se disa persona janë rrahur ndërmjet...

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18

  Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bislim Bislimi, kanë nënshkruar një...

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

26/12/2025, 9:20

Presidentja Vjosa Osmani do të takohet sot me mërgimtarët që tanimë kanë ardhur në Kosovës. Osmani vendosi që dy ditë...

Lajmi i fundit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

28/12/2025, 8:00
Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28
Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv