https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kandidat i VV-së për asamble në Novobërdë rrezikon një muaj paraburgim pas arrestimit për kanabis

Kandidat i VV-së për asamble në Novobërdë rrezikon një muaj paraburgim pas arrestimit për kanabis
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta Sinjali raportoi për një aksion të gjerë të Policisë së Kosovës në fshatin Zhegovc të Gjilanit, ku u zbuluan katër plantacione të kanabisit dhe u arrestuan tre persona të dyshuar për kultivimin e rreth 500 bimëve narkotike.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Rinas Zeqiri, rreth 25-vjeçar, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale në Novobërdë. Bashkë me të janë arrestuar edhe Ardit Sylejmani, rreth 34-vjeçar, dhe Rinor Ahmeti, rreth 27-vjeçar.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Të tre të dyshuarit dyshohet se ishin përfshirë në kultivimin e rreth 500 bimëve kanabis sativa, disa prej të cilave thuhet se kishin arritur deri në 2 metra lartësi dhe ishin në fazë të avancuar për përpunim.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar: një armë e gjatë AK-47, një karikator me 19 fishekë kalibër 7.62×39 mm, pesë telefona, si dhe një veturë Golf V.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit ndaj tyre, ndërsa tashmë është ushtruar edhe kërkesa për masën e sigurisë.

ADVERTISEMENT

Kjo është konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, e cila ka bërë me dije se ndaj Zeqirit dhe dy të tjerëve është kërkuar paraburgimi për 1 muaj.

“Referuar kërkesës tuaj të parashtruar më 25 gusht 2025, lidhur me aksionin antidrogë në fshatin Zhegoc të Gjilanit, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona me inicialet A.S., R.A. dhe R.Z., nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ nga neni 272 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 i të njëjtit Kod. Ndaj të dyshuarve, Prokurori i Shtetit ka dorëzuar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda.”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Poste të ngjashme

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14

Një shtyllë ka rënë mbi një veturë këtë të enjte në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te Parku Industrial në Drenas. Sipas...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44

Në fshatin Studençan të Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë...

Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Pejani ndalohet për 48-orë për materialet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve

21/05/2026, 14:42

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se i dyshuari A.B., është ndaluar për 48-orë nën dyshimin se ka kryer veprën...

Përurohet strehimorja e parë institucionale në veri të vendit

Përurohet strehimorja e parë institucionale në veri të vendit

21/05/2026, 14:41

Gjatë ditës së enjte, në veri të vendit është përuruar strehimorja e parë institucionale, e rinovuar me një investim prej...

Lajmi i fundit

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51
Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44
Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Pejani ndalohet për 48-orë për materialet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve

21/05/2026, 14:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv