https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kandidatë me telashe ligjore në garë për deputetë

Kandidatë me telashe ligjore në garë për deputetë

Përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë thonë se e kaluara e disa kandidatëve të propozuar për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, është shqetësuese.

Ligji për zgjedhjet e përgjithshme ua kufizon të drejtën për të garuar atyre personave që në tre vjetët e fundit janë dënuar me vendim të formës së prerë me së paku një vit burg.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thonë se në listat zgjedhore, të publikuara tashmë nga partitë politike, nuk kanë vërejtur ndonjë kandidat, i cili ka dënim të formës së prerë në tre vjetët e fundit.

Por, sipas drejtorit ekzekutiv të këtij instituti, Ehat Miftaraj, në ato lista ka një numër të caktuar të kandidatëve që para më shumë se tre vjetësh janë dënuar për vepra penale të korrupsionit ose të tjera, si dhe të tillë që aktualisht janë në procedura gjyqësore.

“Kjo na sjell në një situatë – si IKD e kemi thënë vazhdimisht – që e cenon integritetin e kandidatëve, të Kuvendit, por edhe të institucioneve të tjera”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, përfshirja e figurave të tilla për deputetë është qasje jo e mirë e partive politike, të cilat në fushatat e kaluara zgjedhore, por edhe në parafushatën aktuale promovojnë sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit dhe integritetin institucional.

“Kur të njëjtat parti i promovojnë këto në plan-programet e tyre dhe të njëjtat propozojnë kandidatë që kanë probleme me ligjin… besoj që, në njëfarë mënyre, kjo e dëshmon më së ashpri profilizimin e tyre”, thotë Miftaraj.

Burbuqe Kastrati nga Lëvizja FOL – që promovon përmirësimin e cilësisë dhe zbatimit të politikave të integritetit të institucioneve publike – thotë se përzgjedhja e kandidatëve që kanë pasur ose kanë probleme me ligjin, tregon mungesën e vullnetit politik të partive për të vendosur standarde të qarta të etikës.

Kjo qasje, sipas saj, mund t’u hakmerret vetë atyre.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Përballja me akuza e dëmton reputacionin e këtyre kandidatëve në fjalë. Po ashtu, ka tendencë që ta ulë besimin e publikut në institucione dhe në partitë politike kosovare”, vlerëson Kastrati.

ADVERTISEMENT

Nga IKD-ja dhe Lëvizja FOL nuk i specifikojnë emrat e kandidatëve për deputetë që kanë pasur ose kanë probleme me ligjin. Por, thonë se brenda pak ditësh do t’i publikojnë analizat e tyre, që përfshijnë edhe emrat e tyre.

Në një postim të mëhershëm në rrjetet sociale, Miftaraj shkroi se listës me kandidatë të tillë “i prin Lëvizja Vetëvendosje nga numri, pasuar nga AAK-ja (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës)”.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë “lista më të pastra”, sipas tij.

Poste të ngjashme

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

04/02/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin e qeverisë “Kurti 3” në raport me emrat që i...

Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë

Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK

04/02/2026, 12:42

Janë suspenduar nga puna me nga gjashtë muaj dhe pa pagesë dy kirurgët që u rrahën më 26 janar  në...

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

04/02/2026, 10:57

Gëzim Plakolli, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, ka njoftuar se për shkak të mosrespektimit të...

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të...

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34

Policia e Kosovës ka konfirmuar se biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol...

Lajmi i fundit

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

04/02/2026, 16:08
Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë

Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK

04/02/2026, 12:42
Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

04/02/2026, 10:57
Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv