Kryetar i Bordit të Bankës Qendrore është zgjedhur Bashkim Nurboja.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Banka Qendrore, ku po ashtu bëhet e ditur se bordi u njoftua edhe me Raportin mujor të Guvernatorit.
“Z. Bashkim Nurboja është zgjedhur kryetar i Bordit të Bankës Qendrore. Gjithashtu, Bordi u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Bashkim Nurboja ka qenë kandidat për deputetë nga radhët e VV’së si dhe ka qenë kandidat për kryetar të Pejës nga kjo parti në vitin 2017.


Ndryshe, ditë më parë Banka Qendrore e Kosovës i ka dërguar në Qeveri dhe Kuvend edhe emrat për përzgjedhjen e guvernatorit të ri.
Sipas BQK’së, pas përfundimit të veprimeve procedurale, në listën e kandidatëve janë Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli e Shkëndije Himaj.







