Kardiologu i mirënjohur kosovar, dr.Daut Gorani, do të hap klinikën private edhe në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, hapja e klinikës Gorani do të bëhet të hënën e 3 prillit dhe të gjithë pacientët do të mund t’i marrin shërbimet shëndetësore nga një staf profesional.
Pjesë e stafit shëndetësor do të jetë edhe vajza e dr.Dautit, dr.Lirza Gorani.
Kujtojmë që kardiologu Gorani është shpallur ‘Mjeku i Vitit 2022’ në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ai cilësohet si një nga kardiologët me shifrat më pozitive të performancës në klinikë.
