Drejtori i Përgjithshëm i televizionit Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, në emisionin “Info Magazinë”, është shprehur se plani evropian nuk është më i miri dhe sipas tij, nuk ka njohje ‘de jure’.
Kelmendi tha se që nga vitet e 90-ta kemi luftuar që një ditë të kemi njohje nga Serbia, por sipas tij, kjo është një marrëveshje e domosdoshme.
“Planin që e kemi në tryezë dhe i cili është pranuar nga pala kosovare dhe pritet pjesa e zbatimit, nuk është plani më i mirë, nuk është madje plani më i mirë që e ka pasur Kosova në këto 20 e sa vjetët e fundit, absolutisht nuk ka njohje ‘de jure’ dhe ne jo vetëm për këto 20 vjet, por që nga vitet e 90-ta kemi luftuar që një ditë të kemi njohje nga Serbia, por është një marrëveshje e domosdoshme”, u shpreh ai.