https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Keni gjithmonë ftohtë? Ja sëmundjet që e shkaktojnë

Keni gjithmonë ftohtë? Ja sëmundjet që e shkaktojnë
Share on FacebookShare on Twitter

Disa njerëz kanë vështirësi të durojnë të ftohtin dhe nuk ndihen mirë sa herë që temperaturat bien.

Ata kanë duar apo këmbë të ftohta dhe shpesh herë shfaqin edhe dridhje të trupit. Kur moti ndryshon shumë shpesh, trupit i duhet disa javë për t’u përshtatur me temperaturat.

Por nëse ndiheni gjithmonë të ftohtë, kjo mund të jetë një tregues për shëndetin tuaj. Ja disa shkaqe të mundshme për të pasur ndjesinë e të ftohtit gjithmonë:

Hipotiroidizmi

Simptomat më të zakonshme të hipotiroidizmit janë lodhja, depresioni dhe ndjesia e të ftohtit të vazhdueshëm. Hipotiroidizmi ndodh kur gjendra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Këto hormone janë të rëndësishme për rregullimin e metabolizmit dhe temperaturës së trupit. Kur trupi nuk ka mjaftueshëm hormone të tiroides, proceset e tij ngadalësohen, duke shkaktuar ndjesinë e të ftohtit.

Sëmundja Raynaud

Sëmundja Raynaud është një sëmundje që lidhet me arteriet që ndodhen tek duar dhe këmbë. Këto enë të qarkullimit të gjakut ngushtohen shumë dhe si pasojë, qarkullon më pak gjak. Gjatë kësaj sëmundjeje, gishti mund të marrë ngjyrë blu ose të bardhë. Kur gjaku fillon të qarkullojë normalisht, individët mund të ndjejnë dhimbje në këto pjesë të trupit.

Anemia

Anemia ndodh kur një person ka më pak rruaza të kuqe që qarkullojnë në organizëm, duke pamundësuar shpërndarjen e oksigjenit. Simptomat e anemisë përfshijnë ndjesinë e të ftohtit, që është pasojë e mungesës së oksigjenit. Simptoma të tjera janë këmbë dhe duar të ftota, lodhje, plogështi, vështirësi në frymëmarrje dhe rrahje të çrregullta të zemrës. Disa nga llojet e anemisë që shkaktojnë ndjesinë e të ftohtit janë:

ADVERTISEMENT

Anemia nga mungesa e hekurit, që është edhe më e përhapura. Kjo ndodh kur qelizat nuk arrijnë të përthithin mirë hekurin në gjak.

Anemia nga mungesa e vitaminave, e cila vjen si pasojë e një kequshqyerjeje. Nivele të ulta të vitaminës B12 apo acidi folik mund të çojnë në shfaqjen e anemisë.

Anoreksia nervoze

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Anoreksia nervoze, ose e njohur ndryshe si anoreksi, është një çrregullim i mënyrës së të ushqyerit, i cili karakterizohet nga imazhi që ka personi për trupin e tij dhe nga reagimi mendor dhe emocional ndaj shtimit në peshë. Personat që vuajnë nga anoreksia reduktojnë jashtëzakonisht shumë sasinë e ushqimit që konsumojnë dhe shpesh nxisin të vjella. Anoreksia mund të shkaktojë ndjesinë e të ftohurës si pasojë e nivelit të ulët të dhjamit në trup. Trajtimi i kësaj sëmundjeje zakonisht kërkon konsultimin e mjekëve.

Sëmundje të arterieve periferike

Sëmundja e arterieve periferike ndodh kur pllaka të ndryshme formohen në arteriet që qarkullojnë gjakun në organizëm. Kjo është e njohur gjithashtu si ateroskleroza. Grumbullimi i këtyre pllakave në arterie bën që enët e gjakut të ngushtohen, çka do të thotë se gjaku nuk mund të qarkullojë ashtu siç duhet. Zakonisht kjo reflektohet tek ekstremet e organizmit, pra tek gjymtyrët, duke shkaktuar ndjesinë e të ftohurit dhe të mpirjes së duarve apo këmbëve. Shpesh kjo sëmundje kërkon trajtim intensiv, i cili lidhet me ushqyerjen e shëndetshme dhe aktivitetin fizik.

Përse femrat kanë më shumë ftohtë sesa meshkujt?

Studimet, të cilat janë burim për AgroWeb.org, tregojnë se femrat preferojnë një temperaturë prej 25 gradë Celsius, ndërsa meshkujt ndihen shumë mirë në një ambient prej 22 gradë Celsius. Kjo ndodh për shkak se femrat kanë një metabolizëm më të ngadaltë sesa meshkujt, duke bërë që ato të prodhojnë më pak energji dhe të jenë më të ndjeshme ndaj ftohtit.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kur duhet të shqetësoheni?

Nëse këto simptoma zgjasin për një periudhë të gjatë dhe shfaqen komplikime, duhet patjetër të vizitoni një mjek specialist. Analizat kryesore që mund të kërkohen përfshijnë analizat e gjakut, pasi ato mund të zbulojnë nëse ka një shkak të fshehur mjekësor.

Poste të ngjashme

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

29/04/2026, 15:24

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka njoftuar se aksioni për eliminimin e deponive ilegale po zhvillohet me vendosmëri në çdo...

Radoniqi: Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë

Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhet kohë!

29/04/2026, 13:57

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar ushtrueses së detyrës së presidentes,...

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

29/04/2026, 13:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gllaviçicë të Pejës, ku një person e ka humbur jetën në...

Zgjedhjet e parakohshme, Haxhiu e pret në takim Radoniqin

KQZ kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve

29/04/2026, 13:43

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar 7 qershorin, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Klan Kosova ka mësuar se kjo...

Limaj sërish në PDK? Musliu: Nëse ka vullnet duhet të ofrohet

Limaj sërish në PDK? Musliu: Nëse ka vullnet duhet të ofrohet

29/04/2026, 13:42

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për mundësinë e rikthimit të Fatmir Limajt në këtë parti. Ajo theksoi se...

Lajmi i fundit

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

29/04/2026, 15:24
Radoniqi: Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë

Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhet kohë!

29/04/2026, 13:57
Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

29/04/2026, 13:45
Zgjedhjet e parakohshme, Haxhiu e pret në takim Radoniqin

KQZ kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve

29/04/2026, 13:43
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv