https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kërkohet ndryshimi i veprës penale për infermierët që sulmuan të moshuarën në Pejë

Kërkohet ndryshimi i veprës penale për infermierët që sulmuan të moshuarën në Pejë

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka reaguar pas aktakuzës lidhur me rastin e ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, kur një e moshuar rezidente në këtë shtëpi ishte keqtrajtuar fizikisht nga stafi i kësaj shtëpie.

QKRMT i ka bërë thirrje Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Gjykatës Themelore në Pejë, që ta rishikojnë këtë aktakuzë dhe të ri kualifikojnë veprën penale.

Sipas tyre dhuna e përdorur ndaj të moshuarës është bërë në institucion të licencuar nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe personat që kanë ushtruar dhunë ndaj të moshuarës kanë qenë të punësuara në atë institucion.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Pejë, ndaj tre infermierëve të kësaj shtëpie është ngritur aktakuza për veprën penale “Sulmi”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Bazuar në pamjet e publikuara në media shihej qartë përdorimi i dhunës dhe poshtërimi ndaj të moshuarës në ambientet e Shtëpisë së të Moshuarve në Pejë. QKRMT kishte kërkuar që veprimet ndaj të moshuarës të trajtohet si vepër penale: ‘Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’ (neni 195), apo të ‘Torturës’ (neni 196) pasiqë veprimet ndaj të moshuarës kishin edhe elemente të torturës”, thuhet në reagim.

ADVERTISEMENT

Po ashtu sipas QKRMT thuhet se shteti ka përgjegjësi për trajtimin me dinjitet ndaj personave që janë nën mbikëqyrjen e shtetit apo institucioneve të autorizuara nga shteti.

“Dhuna e përdorur ndaj të moshuarës, nuk mund të konsiderohet si sulm i zakonshëm pasi që ajo është shkaktuar nga persona zyrtarë, pra infermiere të Shtëpisë së të Moshuarve, gjë që janë përmbushur elementet e veprës penale ‘Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’, e po ashtu është dashur të vlerësohen edhe veprimet që mund të konsiderohen si ‘Torturë’. QKRMT u bën thirrje institucioneve përkatëse për mbikëqyrje efektive të trajtimit të personave të vendosur në institucione të mbikëqyrura nga shteti, dhe ndërmarrjen të gjitha veprimeve për ndalimin e torturës dhe çdo forme tjetër të keqtrajtimit”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Post Views: 209

Poste të ngjashme

Pak ditë pas aktakuzës së re, Vlora Çitaku shkon për vizitë te Thaçi në Hagë

Çitaku: Qeveria e ardhshme do të jetë pa Vetëvendosjen

19/09/2025, 22:07

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se partia e saj pret rritje të ndjeshme të votave në...

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Zhduket një vajzë në Podujevë

19/09/2025, 14:22

Në Podujevë është raportuar e zhdukur një vajzë. Ajo thuhet se ka dalë nga shtëpia më 14 shtator. “Ankuesi ka...

Kurti: Investime jetike për infrastrukturën tonë kritike, kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm

Pezullimi i dialogut shkaku i tij, Kurti thotë se nuk është prishur me Amerikën

19/09/2025, 9:00

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me pezullimin e dialogut strategjik...

Sot përurohet shtatorja e heroit të kombit, Afrim Zhitia

Sot përurohet shtatorja e heroit të kombit, Afrim Zhitia

19/09/2025, 6:26

Sot në Llugë, bëhet përurimi i shtatores së heroit të kombit, Afrim Zhitisë. Sipas njoftimit, sot po ashtu bëhet edhe...

Edhe natën e Vitit të Ri, disa vende të Kosovës kanë mbetur në terr

KEDS tregon se në cilat qytete do të ketë ndërprerje të rrymës sot

19/09/2025, 6:23

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se sot, do të kryhen punime të domosdoshme...

Lajmi i fundit

Pak ditë pas aktakuzës së re, Vlora Çitaku shkon për vizitë te Thaçi në Hagë

Çitaku: Qeveria e ardhshme do të jetë pa Vetëvendosjen

19/09/2025, 22:07
Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Zhduket një vajzë në Podujevë

19/09/2025, 14:22
Kurti: Investime jetike për infrastrukturën tonë kritike, kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm

Pezullimi i dialogut shkaku i tij, Kurti thotë se nuk është prishur me Amerikën

19/09/2025, 9:00
Sot përurohet shtatorja e heroit të kombit, Afrim Zhitia

Sot përurohet shtatorja e heroit të kombit, Afrim Zhitia

19/09/2025, 6:26
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv