Nënkryetari aktual Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës , dega në Podujevë Albert Selimi permes nje njoftimi ka bere te ditur se sot do të paraqitet njoftimi zyrtar lidhur me dorëzimin e një njoftimi për shkarkimin e kryetarit aktual të Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës , dega në Podujevë Plator Ejupi.
Njoftimi Zyrtar:
Dorëzimi i Njoftimit Zyrtar për Shkarkimin e Kryetarit të Forumit Rinor të LDK-së në Podujevë.
Përfaqësues të mediave të nderuar,
Ju ftojmë të merrni pjesë në një konferencë për media që do të mbahet më 09/01/2024, në Podujevë pran zyrev të LDK-së, ku do të paraqitet njoftimi zyrtar lidhur me dorëzimin e një njoftimi për shkarkimin e kryetarit aktual të Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës , dega në Podujevë.
Sot, është konfirmuar se janë mbledhur nenshkrime të mjaftueshme për të realizuar shkarkimin e kryetarit të Forumit Rinor të LDK-së në Podujevë. Njoftimi zyrtar për këtë ngjarje do të përcillet dhe gjatë konferencës për media.
Detajet e konferencës për media janë si vijon:
Data: 09/01/2024
Ora: 17:30
Vendndodhja: Podujevë, afër zyrev të LDK-së!
Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në këtë ngjarje duke na dërguar një konfirmim të shkurtër në adresën tonë.
Ju falenderojmë për vëmendjen tuaj dhe presim me padurim pjesëmarrjen tuaj në këtë konferencë për media.
Me respekt,
Albert Selimi, Nënkryetar aktual,
Kontakti: +383 48 126 124, alberttselimi@gmail.com.







