Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e vlerësoi të qetë dhe stabile situatën e sigurisë në Komunë e Podujevës.
Në këtë mbledhje, të cilën e kryesoi Nënkryetarja, Marigona Lahu, ka raportuar Komandanti i Stacionit të Policisë në Podujevë, Bashkim Bajrami, i cili pasi e vlerësoi të qetë situatën e sigurisë, tha se nga data 01.12.2024 deri më 25.03.2025 janë raportuar 2 sulme në shkolla.
Gjatë kësaj periudhe, sipas tij, ka ndodhur 1 lëndim i rëndë trupor, 38 vjedhje, janë konfiskuar 27 armë dhe 321 fishekë, 2262 gram substanca narkotike, 2004 euro, 6 shtëpiza ( 1 llaptop, 2 skanera dhe 3 printera), janë realizuar 65 urdhëresa ( 52 me gjobë dhe 13 me burg), kanë ndodhur 97 aksidente me dëme materiale, ndërsa 39 aksidente me persona të lënduar, janë shqiptuar 3341 tiketa trafiku, janë raportuar 30 raste dhunë në familje, 25 raste posedim i narkotikëve, 50 raste armëmbajtje pa leje, 24 raste të zjarrvënies dhe 59 persona të arrestuar.
Komandanti Bashkim Bajrami foli edhe për planet operative të realizuara gjatë kësaj periudhe dhe ligjëratat e mbajtura nëpër shkolla me temat “Përdorimi i internetit dhe pasojat ligjore” dhe “Bulizmi dhe masat parandaluese”.
Përfaqësuesi i KFOR-it dhe përfaqësuesi i FSK-së gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Komunën e Podujevës e vlerësuan të qetë dhe po ashtu përmendën bashkëpunimin e vazhdueshëm që e kanë me insitucionet lokale.
Pas prezantimit të kësaj pike anëtarët e Këshillit parashtruan pyetje dhe ngritën çështje të cilat ndërlidhen me sigurinë, të cilët morën përgjigje nga Komandanti Bajrami.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu, prezantoi informatën për punën dhe aktivitetet e KKSB për vitin 2024.
Ndërsa te pika “Të ndryshme” anëtarët e KKSB-së diskutuan për çështje të ndryshme infrastrukturore dhe shërbime publike, të cilat ndërlidhen me sigurinë e qytetarëve.
27.03.2025, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim