https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Këshilli Prokurorial i quan të pavërteta deklaratat e Haxhiut për trajtimin e krimeve të luftës

Këshilli Prokurorial i quan të pavërteta deklaratat e Haxhiut për trajtimin e krimeve të luftës

Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka quajtur të pavërteta deklaratat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se “sistemi prokurorial në krye me ish-kryeprokurorin (Aleksandër) Lumezi nuk kanë pasur as vullnetin e as interesin për trajtimin serioz” të krimeve të luftës.

Në një deklaratë për media të martën në mëngjes, KPK-ja ka thënë se janë katër prokurorë të caktuar në Departamentin për Krime të Luftës të Prokurorisë Speciale. Sipas KPK-së, janë caktuar edhe gjashtë bashkëpunëtorë profesionalë e dy zyrtarë ligjorë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

KPK-ja ka numëruar ato që i ka cilësuar si veprime konkrete në trajtimin e krimeve të luftës.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“E pavërteta e thënë nga Ministrja Haxhiu është e dëshmuar lehtë, me marrjen e mandatit të ish-Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, janë marrë veprime konkrete si: janë lëshuar 72 urdhërarreste ndërkombëtare për arrestimin e të dyshuarve për krime lufte, janë ndërmarrë veprime konkrete hetimore në drejtim të zbulimit të kryesve të veprave penale dhe kundër urdhërdhënësve, janë ngritur dhjetëra aktakuza, është përgatitur baza e të dhënave në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për rastet e krimeve të luftës dhe është harmonizuar kjo databazë me atë të Policisë së Kosovës. Me iniciativën e ish- Kryeprokurorit Lumezi është përgatitur dhe miratuar Strategjia për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës. Këto dhe shumë veprime të tjera janë ndërmarrë, janë duke u ndërmarrë në baza ditore për hetimet e krimeve të luftës në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

KPK-ja ka thënë se vlerëson punën e Lumezit, ndërsa ka shtuar se “çfarëdo tendencë për të mos njohur të arriturat institucionale nënkupton margjinalizim të të arriturave shtetërore”.

ADVERTISEMENT

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E trishtë: Vdes personi i aksidentuar në Sllatinë

08/02/2026, 10:31

Viktima e aksidentit në Sllatinë më 6 shkurt ka ndërruar jetë. Policia e Kosovës ka njoftuar se trupi i pajetë...

Besnik Tahiri takon kongresistin amerikan Keith Self, diskutohet mbështetja për Kosovën dhe rruga drejt NATO-s

Besnik Tahiri takon kongresistin amerikan Keith Self, diskutohet mbështetja për Kosovën dhe rruga drejt NATO-s

07/02/2026, 20:20

  Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri, ka zhvilluar një takim me kongresistin amerikan Keith Self në Shtetet e...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një punëtor humb jetën në vendin e punës, dyshohet se i ka rënë një reklamë në kokë

07/02/2026, 16:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lipjan, ku një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës. Sipas...

Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thonë se të dyshuarit ikën në Kosovë

Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thonë se të dyshuarit ikën në Kosovë

07/02/2026, 9:54

Mediat në Serbi kanë raportuar për një incident të armatosur që pretendojnë të ketë ndodhur në drejtim të oficerëve të...

Zhduken tre persona në Kosovë

Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij

07/02/2026, 9:50

Një baba ka raportuar zhdukjen e vajzës së tij në Drenas. Siç thuhet në raportin 24-orësh, ai ka raportuar se...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E trishtë: Vdes personi i aksidentuar në Sllatinë

08/02/2026, 10:31
Besnik Tahiri takon kongresistin amerikan Keith Self, diskutohet mbështetja për Kosovën dhe rruga drejt NATO-s

Besnik Tahiri takon kongresistin amerikan Keith Self, diskutohet mbështetja për Kosovën dhe rruga drejt NATO-s

07/02/2026, 20:20
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një punëtor humb jetën në vendin e punës, dyshohet se i ka rënë një reklamë në kokë

07/02/2026, 16:43
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thonë se të dyshuarit ikën në Kosovë

Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thonë se të dyshuarit ikën në Kosovë

07/02/2026, 9:54
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv