Ky objekt do të ndërtohet në bashkëfinancim mes Komunës së Podujevës (530 mijë) dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” (2 milionë euro). Për pak ditë edhe do ta formalizojmë marrëveshjen me shoqatën , ky projekt nis sivjet dhe planifikohet të përfundojë vitin e ardhshëm.
Objekti përveç qëndrimit ditor për të moshuar do ta ketë edhe kuzhinën popullore me shujta ditore për 200 persona, hapësira rekreative, parkun, shërbimin parësor shëndetësor, dhoma fizioterapeutike etj.
Mirënjohës e falënderues nga zemra për hoxhën Halil Kastrati, donatorët e shoqatës, si dhe i falënderoj edhe asamblistët për miratimin njëzëri për caktimin e lokacionit për ndërtimin e këtij objekti.
Kryetari i Komunes se Podujeves permes nje postimi ne facebook ka publikuar pamjet se si do te duket ky projekt.

Postimi i plotë
Projekti i Qendrës Rezidenciale në Podujevë
Të moshuarit e komunës sonë do t’i shfrytëzojnë nga viti i ardhshëm këto hapësira të bukura.
#skamundal
#veçpunë
Post Views: 505