https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Këta janë dy mjekët e QKUK-së që u grushtuan për shkak orareve të operacioneve

Këta janë dy mjekët e QKUK-së që u grushtuan për shkak orareve të operacioneve

Një tjetër incident shqetësues ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku dy mjekë urologë janë përleshur fizikisht mes vete për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth organizimit të planit të operacioneve, raporton Insajderi.

Burime të gazetës Insajderi bëjnë të ditur se në këtë përleshje janë përfshirë mjekët Sabri Hyseni dhe Sabit Mehmeti, të dy të punësuar në Klinikën e Urologjisë.

Lajmi u bë i ditur fillimisht nga gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, i cili përmes një postimi në Facebook tregoi se konflikti eskaloi në përleshje fizike, pasi njëri nga mjekët akuzoi tjetrin për përfshirjen e një operacioni në një datë të caktuar pa dakordim.

“Një mjek e ka sulmu një koleg të tij në Klinikën e Urologjisë. Gjithçka ka ndodh për një mosmarrëveshje rreth programit të operacioneve. ‘Pse ma ke qit operacionin në filan ditën’ – e ka sha dhe e ka godit me grusht,” ka shkruar Vitija.

Ai shtoi se ky nuk është rasti i parë i përplasjeve fizike mes mjekëve në QKUK dhe kërkoi ndërhyrje urgjente nga menaxhmenti për t’i parandaluar rastet e tilla.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Meqë këtyre mjekëve s’po ju vjen marre e po rrehen, QKUK ish dashtë me marrë masa një herë e mirë me i parandalu këto raste. Dhuna nuk guxon me qenë e pranishme askund, e aq më pak në një institucion shëndetësor,” u shpreh ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

 

 

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, QKUK nuk ka dalë me ndonjë reagim zyrtar lidhur me incidentin dhe nuk dihet nëse është iniciuar ndonjë procedurë disiplinore ndaj të përfshirëve.

Theksojmë se raste të ngjashme të shkeljeve të etikës dhe trajtimit të kolegëve në mënyrë të papërshtatshme janë raportuar edhe në klinika të tjera të QKUK-së.

 

 

Përkundër akuzave të ngritura nga Prokuroria ndaj drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi, dhe shefit të Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë, Edmond Haliti, për cenim të të drejtave në marrëdhënie pune ndaj kolegut të tyre Imri Jashari, të njëjtit vazhdojnë të ushtrojnë detyrat pa asnjë pengesë./Insajderi

Post Views: 705

Poste të ngjashme

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau djalin e axhës mbrëmë në Ferizaj

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau djalin e axhës mbrëmë në Ferizaj

16/09/2025, 14:37

Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka kërkuar paraburgim ndaj B.R, i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij I.R, që ndodhi...

Komandanti i KFOR-it i raporton në seli të NATO-së: Gjendja në Kosovë stabile, por ka rrezik shpërthimesh të papritura

Komandanti i KFOR-it i raporton në seli të NATO-së: Gjendja në Kosovë stabile, por ka rrezik shpërthimesh të papritura

16/09/2025, 14:08

Komandanti në largim i KFOR-it, Enrico Barduani, ka raportuar në seli të NATO-s në Bruksel, ku ka folur për trendet...

Kamioni goditi 7 vetura të parkuara: Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku humbi jetën një shtetas i Serbisë

Kamioni goditi 7 vetura të parkuara: Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku humbi jetën një shtetas i Serbisë

16/09/2025, 8:45

Policia e Kosovës ka treguar detaje për vdekjen e djeshme në Podujevë. Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se...

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

38-vjeçarin në Ferizaj dyshohet se e vrau kushëriri, i cili më pas njoftoi Policinë vetë

16/09/2025, 8:23

Një 38-vjeçar është vrarë mbrëmë nga kushëriri i tij në fshatin Balaj të Ferizajt. Sipas Policisë së Kosovës, deri te...

E rëndë: Ky është i burgosuri që vdiq

E rëndë: Ky është i burgosuri që vdiq

16/09/2025, 8:19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku ka humbur jetën një i burgosur nga...

Lajmi i fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau djalin e axhës mbrëmë në Ferizaj

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau djalin e axhës mbrëmë në Ferizaj

16/09/2025, 14:37
Komandanti i KFOR-it i raporton në seli të NATO-së: Gjendja në Kosovë stabile, por ka rrezik shpërthimesh të papritura

Komandanti i KFOR-it i raporton në seli të NATO-së: Gjendja në Kosovë stabile, por ka rrezik shpërthimesh të papritura

16/09/2025, 14:08
Kamioni goditi 7 vetura të parkuara: Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku humbi jetën një shtetas i Serbisë

Kamioni goditi 7 vetura të parkuara: Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku humbi jetën një shtetas i Serbisë

16/09/2025, 8:45
E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

38-vjeçarin në Ferizaj dyshohet se e vrau kushëriri, i cili më pas njoftoi Policinë vetë

16/09/2025, 8:23
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv