KFOR-i ka uruar Shqipërinë me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë.
“Urime Dita e Pavarësisë për Shqipërinë, aleatin dhe mikun tonë”, shkruan në postimin në Facebook të trupave të NATO-s në Kosovë.
“Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009”, rikujton KFOR-i.
“Dhe ajo kontribuon me më shumë se 50 ushtarë në misionin e KFOR-it”.