Autoritetet kineze kanë shpallur një tarifë të re prej 125 për qind ndaj importeve amerikane.
Kështu raporton BBC.
Kjo është një rritje prej tarifës 84% që ishte lajmëruar të mërkurën. Është e barabartë me tarifën aktuale të SHBA-së për mallrat kineze.
Sipas njoftimit të ministrisë kineze të Tregtisë, Kina do të kundërshtojë dhe do të luftojë deri në fund nëse SHBA-ja vazhdon të shkelë interesat e Kinës në mënyrë përmbajtësore.
“Po qe se SHBA-ja vazhdon të vendosë tarifa shtesë për mallrat kineze të eksportuara në SHBA, Kina do ta injorojë këtë”, ka bërë të ditur ministria kineze e Tregtisë.