https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kirurgjia Abdominale pa pajisje për operim, Fekaj: S’kemi zgjidhje tjetër, ose të ndërpriten intervenimet ose materiali të sigurohet nga pacientet!

Kirurgjia Abdominale pa pajisje për operim, Fekaj: S’kemi zgjidhje tjetër, ose të ndërpriten intervenimet ose materiali të sigurohet nga pacientet!
Share on FacebookShare on Twitter

Klinika e Kirurgjisë Abdominale si shumë klinika tjera të Qendrës Klinike Universitare (QKUK) vazhdon të ketë mungesë të barnave e pajisjeve tjera, që i duhen për ndërhyrjet kirurgjike laparaskopike. E derisa pacientët detyrohen që vet t’i blejnë materialet e nevojshme, të cilat klinika do të duhej t’i kishte, mjekët detyrohen që këto materiale t’i kërkojnë nga pacientët, në rast se duan t’i kryejnë intervenimet për të cilat janë në pritje.

E këtë gjë nuk e mohon as drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale Enver Fekaj.  Ai thotë se janë të detyruar që të kërkojnë nga pacientët, që  t’i blejnë pajisjet të cilat u duhen mjekëve gjatë ndërhyrjes kirurgjike.

Fekaj ka thënë për “IndeksOnline” se derisa Klinika të pajiset me materialet e nevojshme për ndërhyrje laparaskopike, ata janë të detyruar që tu thonë pacientëve që t’i blejnë ato. Ndërsa pohon se kanë bërë kërkesë për furnizim me materialet e nevojshme, por derisa të furnizohen ata kanë dy zgjidhje ose t’i ndërpresin operacionet ose tu thonë pacientëve t’i blejnë materialet e nevojshme për operim.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Kemi bërë kërkesë urgjente për furnizim. Deri sa te furnizohemi me klipa ligues dhe porta laparoskopise, ne kemi dy zgjidhje; ose të ndërpriten intervenimet e laparoskopise ose materiali qe mungon te sigurohet nga pacientet! Varianti i dytë, ndonëse i padëshirueshëm për Klinikën tonë, mundëson trajtimin Kirurgjik të pacientëve dhe shkurton kohen e pritjes se pacientëve për intervenimet e laparoskopise”, ka thënë Fekaj në një përgjigje për IndeksOnline.

ADVERTISEMENT

Fekaj thotë se kanë bërë kërkesë për furnizim urgjent me material harxhues nga SHSKUK-ja, por se ende nuk është bërë furnizimi.

“Fillimisht, ju njoftoj se unë jam Drejtor i Klinikes se Kirurgjise Abdominale nga 18.11.2022. Kërkesë për furnizim me material harxhues ( ku perfshihen, mes tjerash, edhe klipat ligues ne kirurgjine laparoskopike) nga Klinika e Kirurgjise Abdominale, jane bëre me 23.09.2022 , nga ish Drejtori i Klinikes, ne kuadër të Planifikimit për barna dhe material harxhues per vitin 2023. Pavarësisht kërkesës nuk ka ndodhur furnizimi. Me 01.02.2023 nga Klinika e Kirurgjisë abdominale drejtuar Drejtorisë së SHSKUK-se, është bëre kërkesë për furnizim urgjent, mes tjerash, edhe për  klipa ligues, për porta laparoskopike (troakar) një dhe shumëperdorimëshe dhe jemi në pritje të furnizimit. Porta laparoskopise ( troaka) shumë perdorimëshe, 2 javët e fundit, nuk funksionon”, thotë Fekaj./IndeksOnline/

Poste të ngjashme

Nafta shtrenjtohet mbi 2%, arrin nivelin më të lartë në 6 muaj

Nafta shtrenjtohet mbi 2%, arrin nivelin më të lartë në 6 muaj

01/11/2026, 16:48

Çmimet e naftës u rritën mbi 2% në këtë fundjavë, mes shqetësimeve për furnizimet nga Lindja e Mesme. Sipas raportimeve...

Arrestohet shefi i lartë i policisë serbe, dyshohet për manipulim të provave në një rast vrasjeje

Arrestohet shefi i lartë i policisë serbe, dyshohet për manipulim të provave në një rast vrasjeje

01/11/2026, 16:36

Kreu i Departamentit të Hetimeve Penale të Policisë Serbe, Marko Kriçak, është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës dhe...

Albulena Haxhiu kujton Zahir Pajazitin në ditëlindjen e tij: Pushka e parë e lirisë

Albulena Haxhiu kujton Zahir Pajazitin në ditëlindjen e tij: Pushka e parë e lirisë

01/11/2026, 16:08

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin, në ditëlindjen e tij, duke vlerësuar...

Arrestohet 65-vjeçari për vrasjen e rëndë në Gjilan, dyshohet se vrau djalin dhe mbesën foshnje

Arrestohet 65-vjeçari për vrasjen e rëndë në Gjilan, dyshohet se vrau djalin dhe mbesën foshnje

01/11/2026, 15:40

Një 65-vjeçar është arrestuar në lidhje me rastin tragjik në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku të dielën u gjetën pa...

Jep dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha

Jep dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha

30/10/2026, 12:46

Ka dhënë dorëheqje drejtori Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. Lajmin e ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës....

Lajmi i fundit

Nafta shtrenjtohet mbi 2%, arrin nivelin më të lartë në 6 muaj

Nafta shtrenjtohet mbi 2%, arrin nivelin më të lartë në 6 muaj

01/11/2026, 16:48
Arrestohet shefi i lartë i policisë serbe, dyshohet për manipulim të provave në një rast vrasjeje

Arrestohet shefi i lartë i policisë serbe, dyshohet për manipulim të provave në një rast vrasjeje

01/11/2026, 16:36
Albulena Haxhiu kujton Zahir Pajazitin në ditëlindjen e tij: Pushka e parë e lirisë

Albulena Haxhiu kujton Zahir Pajazitin në ditëlindjen e tij: Pushka e parë e lirisë

01/11/2026, 16:08
Arrestohet 65-vjeçari për vrasjen e rëndë në Gjilan, dyshohet se vrau djalin dhe mbesën foshnje

Arrestohet 65-vjeçari për vrasjen e rëndë në Gjilan, dyshohet se vrau djalin dhe mbesën foshnje

01/11/2026, 15:40
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv