Kanë përfunduar dy ndeshjet e e fundit të javës së 24-të në Superligën e futbollit të Kosovës.
Sot Dukagjini ka marr tre pikë të rëndësishme, pasi ka mposhtur Prishtinën, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Ndërsa Malisheva ka fituar ndaj Gjilanit me rezultat bindës, 4-1.
Drita vazhdon të jetë lider i Superligës me 53 pikë, i ndjekur nga Ballkani me 40 pikë, aq sa ka edhe Malisheva në pozitën e tretë.
Në tre pozitat e fundit renditen, Llapi e Suhareka me nga 26 pikë dhe Feronikeli ’74 është e fundit në tabelë, me 13 pikë./IndeksOnline/