Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, e konsideron skandaloze udhëheqjen e Qeverisë nga kryeministri Albin Kurti.
‘’Kemi skandale të pa riparueshme diplomatike, pastaj nuk e kemi asnjë njohje, e kemi refuzimin e projektit strategjik të gazit, ku Kosova i ka humbur rreth 200 milion dollarë të garantuara nga SHBA-ja, pastaj kemi rritjen enorme të faturave të energjisë, në anën tjetër nuk kemi as rritje të pagave. Rritja enorme e çmimeve e gjërave esenciale’’ shprehet ajo
‘’Politika e jashtme ka qenë skandaloze, është mjerim çka ka ndodhë. Kalimi i dialogut nga politik në teknik, ky është dëmi më i madh që i ka kushtuar politikës kosovare’’ deklaron deputetja e LDK-së..
Ajo shton se janë bllokuar gjitha fondet ndërkombëtare dhe ka shumë marrëveshje që presin në rend për tu votuar në Kuvend.
‘’Krejt fondet dhe marrëveshjet ndërkombëtare janë bllokuar, ka shumë marrëveshje që presin në rend dhe nuk kalojnë. Kjo Qeveri është shumë arrogante. Kjo Qeveri duhet me dhënë dorëheqje dhe me shkuar në zgjedhje’’, potencon ajo.
‘’LDK së pari ka shumë ekspert, të profileve të ndryshme. Ka njerëz që janë dëshmuar si ministra e kryeministra dhe arritjet e qeverive të LDK-së edhe sot prekën. LDK e ka një program të qartë ”Rruga e Re”, e që me kryeministrin e ardhshëm Lumir Abdixhiku do ia dalim mbanë’’ deklaron.







