https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

KKSB shqyrtoi gjendjen e sigurisë në Podujevë

KKSB shqyrtoi gjendjen e sigurisë në Podujevë
Share on FacebookShare on Twitter

 

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Podujevës (KKSB) ka mbajtur mbledhjen e rregullt të kryesuar nga kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi në të cilën ka analizuar gjendjen e sigurisë në komunë dhe miratuar ekstraktin e procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 27 mars 2023 dhe diskutoi për çështje të tjera të sigurisë.

Lidhur me çështjen e sigurisë në komunë, raportoi komandanti i Stacionit Policor Nijazi Jashari, i cili theksoi se gjendja e përgjithshme e sigurisë është e mirë, stabile dhe e menaxhushme, njofton Komuna e Podujevës.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Jashari ne raportin e tij për periudhën 1 janar 31 maj tha se gjatë këtij intervali kohor është raportuar një rast i vrasjes, 3 raste hetim i vdekjes, 1 rast vrasje në tentativë, 28 raste dhunë në familje, 142 raste aksidente trafiku me dëme material dhe lëndime, 20 raste armë të ndryshme të konfiskuara, 17 lokale të kontrolluara, 23 persona të arrestuar, 315 raste të hapura dhe 97 të zgjidhura.

Edhe përfaqësuesja nga FSK-së, togerja Bunjaku theksoi që gjendja është stabile dhe e qetë, duke theksuar bashkëpunimin dhe koordinimin me gjithë akterët relevantë dhe institucionet që kountrbuojnë në siguri.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Pikën për informatë për aktivitetet e KKSB-së në vitin 2022, e prezantoi koordinatori Shemsi Jashari i cili foli për aktivitetet e realizuara nga KKSB në 2022, sfidat dhe sygjerimet për punët dhe projektet e ardhshme me të cilat duhet të merret gjatë këtij viti Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi.

Drejtori i drejtorisë për Arsim, Avni Fetahu, në prezantimin e informatës për sigurinë në shkolla, tha se synojmë që drejtoria e Arsimit synon një sistem arsimor të bazuar në cilësi, gjithëpërfshirje dhe llogaridhënie me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët. Drejtori Fetahu tha se shikuar në përgjithësi, dhe duke u bazuar në raportet e Policisë dhe raportet e drejtorëve të shkollave, si dhe raportet e DKA-së, siguria në shkolla është e qetë, stabile dhe e sigurtë. Mbledhjet me drejtorët e shkollave, fuqizimi dhe funksionalzimi i plotë i organeve qeverisëse- udhëheqëse dhe profesionale të shkollave, zgjerimi i shërbimit psikologjik dhe pedagogjik, sigurimi i transportit të nxënësve, ndërtimi dhe renovimi i objekteve shkollore, rregullimi i rrethojave të oborreve të shkollave, ndërtimi i trotuareve për këmbësor dhe instalimi i kamerave të sigurisë janë vetëm disa nga pikat të cilat drejtori prezantoi për sigurinë dhe kontributin e DKA-së në sigurinë e shkollave.

Ndërsa tek pika të ndryshme, koordinatori i KKSB, Shemsi Jashari propozoi që hartohet Plani i Reagimit Emergjent me qëllim në raste emergjente të fatkeqësive natyrore apo të tjera, në mënyrë që ky dokument të na shërbejë në rritjen efikase të mbrojtjes dhe veprimit në raste të tilla të pa paralajëmruara apo raste të rrezikshmërisë. Propozimi i Jasharit mori përkrahje nga kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, dhe anëtarët e tjerë të KKSB-së, për çka edhe u dakorduan që të fillojnë me inicimin e proceduarave për formimin e komisionit dhe ndarjen e punëve dhe përgjegjësive për hartimin e dokumentit në fjalë.

Zyra për marëdhënje me publikun.

ADVERTISEMENT

 

Poste të ngjashme

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Dy javë afat për presidentin/ “Zgjedhjet janë të pashmangshme”

13/04/2026, 15:39

Kanë mbetur edhe rreth dy javë deri në afatin e përcaktuar për zgjedhjen e presidentit, në të kundërtën vendi mund...

Ndalohen tre persona për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë Kosovë

Ndalohen tre persona për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë Kosovë

13/04/2026, 15:35

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se tre persona janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “lëndim i...

Sadiku: Korrigjimi i kurfirit me Serbinë e bashkimi me Shqipërinë janë zgjidhja më e mirë

Sa paguhet një deputet dhe cilat janë përfitimet shtesë, Sadiku publikon disa statistika interesante

13/04/2026, 15:30

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka publikuar disa informata për pjesën fininciare të deputetëve. Ai ka bërë me dije se...

Sogojeva: Turizmi në rritje me 9.6%, kriza politike po dëmton bizneset

Sogojeva: Turizmi në rritje me 9.6%, kriza politike po dëmton bizneset

13/04/2026, 15:12

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK), Hysen Sogojeva, ka bërë të ditur se sektori i turizmit...

Prokuroria del me komunikatë pas ngjarjes së rëndë në QKUK!

Lirimi i Akil Gjakovës nga akuza, Prokuroria del kundër vendimit – këto janë shkeljet që ka gjetur

13/04/2026, 15:08

Prokuroria Themelore në Pejë ka dorëzuar ankesë zyrtare në Gjykatën e Apelit kundër aktgjykimit lirues për xhudistin e njohur Akil Gjakova, i...

Lajmi i fundit

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Dy javë afat për presidentin/ “Zgjedhjet janë të pashmangshme”

13/04/2026, 15:39
Ndalohen tre persona për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë Kosovë

Ndalohen tre persona për “lëndim të lehtë trupor” në Fushë Kosovë

13/04/2026, 15:35
Sadiku: Korrigjimi i kurfirit me Serbinë e bashkimi me Shqipërinë janë zgjidhja më e mirë

Sa paguhet një deputet dhe cilat janë përfitimet shtesë, Sadiku publikon disa statistika interesante

13/04/2026, 15:30
Sogojeva: Turizmi në rritje me 9.6%, kriza politike po dëmton bizneset

Sogojeva: Turizmi në rritje me 9.6%, kriza politike po dëmton bizneset

13/04/2026, 15:12
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv