KKSB shqyrtoi gjendjen e sigurisë në Podujevë
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Podujevës (KKSB) ka mbajtur mbledhjen e rregullt të kryesuar nga drejtori i Arsimit, Avni Fetahu, njëherit edhe anëtar në KKSB, në këtë mbledhje është analizuar gjendja e sigurisë në Komunën e Podujevës dhe miratuar ekstrakti i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 15 gusht 2023, në këtë mbeldhje u diskutua edhe për çështje të tjera të sigurisë.
Lidhur me pikën “Raporti i Policisë së Kosovës për gjendjen e sigurisë në komunë”, raportoi togerja Valbona Blakqori, e cila theksoi se gjendja e përgjithshme është stabile dhe e menaxhushme. Togerja Blakqori prezantoi një përmbledhje për periudhën tre mujore 1 korrik – 30 shtator, duke theksuar që përgjatë kësaj periudhe ka patur angazhime jashtëzakonisht të shumta, duke pasur parasysh edhe ardhjen e diasporës e cila është e natyrshme që me shtim te rasteve të shtohet edhe asistenca policore, me anagzhime shtesë edhe pas orarit të punës.
Gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar këto raste: 1 vrasje, 1 vetëvrasje, 33 kanosje, 3 raste të ngacmimit, 17 sulme, 26 lëndime të lehta trupore, 1 rast sulm seksual, 20 raste të dhunës në familje, 8 raste të narkotikëve, 24 raste të vjedhjeve, 22 raste të vjedhjes së rëndë, 1 vjedhje grabitqare, 3 raste të shantazhit, 6 raste shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, 29 raste posedim i pa autorizuar i armëve, 15 raste përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, 1 rast pengim i personit zyrtar, 2 raste sulmeve ndaj personave zyrtarë, 128 raste të aksidenteve në komunikacion prej tyre 19 me lëndime.
Sa i përket angazhimeve operative e taktike në teren janë hartuar dhe implementuar 66 plane operative. 75 persona të arrestuar nga ta 42 janë ndalur ne qendrën e ndalimit, 215 urdhërsa penale janë realizuar rreth personave të kërkuar me urdhëresë të gjykatës dhe janë shqiptuar 3017 gjoba sipas ligjit të trafikut rrugor.
Përfaqësuesja e KFOR-it dhe përfaqësuesi i FSK-së gjithashtu gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Komunën e Podujevës e vlerësuan të qetë dhe stabile.
Informatën për Planin e Reagimit Emergjent e prezantoi drejtori i drejtorisë së Shërbimeve, Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi, ku theksoi që rendësia e këtij plani është jashtëzakonisht e madhe në sigurinë e përgjithshmë të Komunës.
Drejtori Selimi tha se ky draft plan ofron reagimin ndaj emergjencave dhe fatkeqësive me qëllim të shpëtimit të jetëve; mbrojtjes së shëndetit publik, sigurisë dhe të mirave materiale; restaurimin e shërbimeve eseciale; dhe mundësinë e asistimit në rimëkëmbjen ekonomike. Drejtori rikujtoi se plani është në diskutim publik 1 muaj ku të gjithë mund t’i paraqesin propozimet, kritikat dhe sygjerimet në formë elektronike dhe fizike, gjithashtu edhe me pjesëmarje direkte në debatin publik që do të mbahet më 31 tetor.
Informatën nga SHZSH për intervenimet dhe gatishmërinë në rastet kundër zjarreve dhe intervenimet tjera gjithashtu e dha drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, ku theksoi që në periudhën kohore nga 1 janar 2023 deri më 15 tetor 2023 është intervenuar në 574 raste, ndërsa në të njëjtën periudhë kohore në vitin 2022 ishte intervenuar 378, ku sipas kësaj statistike ka rritje të numrit të intervenimeve. Struktura e zjarreve për këtë periudhë është; 28 raste të djegieve të objekteve ndërtimore, (shtëpi banimi, objekte ndihmëse), 47 raste djegie të pyjeve, pishave, dhe 294 raste djegie të hamulloreve, fushave dhe kullotave, 75 raste tjera intervenme në mbeturina, aksidente të komunikacionit rrugor dhe shërbime të ndryshme. Ndërsa 54 raste intervenimi në vërshime ku janë evakuar dhjetëra qytetarë.
Për këtë pikë diskutuan anëtarët e KKSB-së ku dhanë sygjerimet për parandalim të këtyre dukurive. Informatën për sigurinë në komunikacion dhe trajtim të qenëve endacak, e paraqiti gjithashtu drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, ku tha se trajtimi i qenëve ka qenë i kujdesshëm dhe i specializuar, duke treguar nivel të lartë të aftësisë dhe kujdesit ndaj këtyre kafshëve. Numri i qenëve të kastruar në përiudhën 25.05.2023 deri më 29.08.2023 ka qenë 230, ndërsa i eutanazisë 6.
20.10.2023, Podujevë
Zyra për Marrdhënie me Publikun dhe Informim







