https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Klinika në QKUK që funksion vetëm me një anesteziolog e me listë të gjatë të pritjes së pacientëve

Klinika në QKUK që funksion vetëm me një anesteziolog e me listë të gjatë të pritjes së pacientëve

Pacientët që kërkojnë shërbime në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, vazhdojnë të përballen me shumë sfida sa i përket trajtimit të sëmundjeve nga të cilat ata lëngojnë. Pavarësisht mungesës së ilaçeve për trajtimin e sëmundjeve, pacientët kosovarë tash ballafaqohen edhe me lista të gjata të pritjes për t’u trajtuar. E ka klinika në QKUK ku mijëra persona presin me vite për t’iu nënshtruar një operimi ose shërbimi diagnostikues.

Listat e pritjes në QKUK vazhdon t’i kryesojë Klinika e Kirurgjisë Vaskulare. Shumë pacientë presin që të kenë ndërhyrje në vena nga mjekët e kësaj klinike.

Drejtori i kësaj klinike, Dr. Hajriz Rudari, shpjegoi për Nacionalen se për momentin, për intervenim mjekësor janë duke i thërritur pacientët që janë në listën e pritjes së vitit 2019.

“Është e vërtetë. Ne tash të vitit 2019 jemi duke i thirrë pacientët, jemi në muajin e tetë të këtij viti që po i thërrasim me i operu. Kemi sfida të shumta. Për momentin, mungesë është e anesteziologëve. Besoj që do të ia arrijmë që ta zbusim, se me e heqë, nuk ka shansë me e heqë. Kjo dukuri që nga pas lufta është”- i tha Rudari Nacionales.

Rudari shpjegoi se lista është zgjatur edhe si rezultat i mungesës se anesteziologëve.

“Mirëpo te ne qëndron fakti që pandemia na e bëri të veten. Pas pandemisë, ishte problem salla. Si e bëmë sallën, u has në problemin e anesteziologëve. Jemi e vetmja klinikë, i vetmi repart në tërë Kosovën që i trajtojmë problemet, përveç venave, merremi edhe me shputë diabetike. Në Kirurgjinë Vaksulare, në 90 % të rasteve e kemi vetëm një anesteziolog. Rrallë-rrallë i kemi dy”- rrëfeu ai.

Me instrumentet e njëjta qe 40 vjet

E pavarësisht mungesave të mëdha, puna në këtë klinikë vazhdon. Instrumentarja që punon në Kirurgjinë Vaskulare, Feride Pllana, shpjegoi për Nacionalen rreth sfidave që për katër dekada e shoqëruan punën e saj në këtë klinikë.

ADVERTISEMENT

“Këto instrumente që punojmë ne me to, i kam qe 41 vjet. Kur kam ardhë këtu, i kamë gjetë këtu. Për çdo ditë ne punojmë me to. Pincetat vaskulare, gërshërët, janë që kemi punu. Ndërkohë kanë sjellë edhe instrumente të reja”- thotë ajo.

Zonja Pllana shpjegon se për cilat instrumente kanë më shumë nevojë si klinikë.

“Kemi nevojë për pëhana, pinceta, sidomos kirurgjike, kemi nevojë për keli, për instrumente në përgjithësi. I kemi rujtë sa kemi mujtë, por janë dëmtu”- thotë ajo.

QKUK-ja me mungesë të anesteziologëve

Drejtori i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intenziv, Gazmend Spahija, ka thënë për “Ekonomia Online” se aktualisht në QKUK nevojiten edhe 80 anesteziologë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Për momentin, në QKUK i kemi 45 anesteziologë të angazhuar në total. Këta 45 anesteziologë janë të angazhuar në 40 njësi punuese, aty ku ka nevojë për anestezion; i kemi 34 salla operative aktive, që mundohen me u mbulu edhe 6 njësi që ne u themi internistike, ku kryhen edhe gastroskopitë, kolonoskopitë. Mandej në Radiologji, ku kryhet brahioterapia, rezonanca magnetike, fëmijët të cilët kanë nevojë për anestezion. Ne, me këtë numër, jemi të angazhuar në këto 40 njësi, të cilat mundohemi me i mbulu”- ka thënë Spahija.

“Po, sipas llogaritjeve që kemi bërë ne në kolegjiumin e Klinikës së Anestezionit, duhen 120 anesteziologë. Po ashtu, tentojmë që asnjë sallë të mos mbetet pa anesteziologë, se gjatë kësaj periudhës të fundit kohore, kemi edhe shtim të shërbimeve në QKUK. Këtë shtim të shërbimeve nuk po mundemi ne me e ndjekë, kemi klinika të cilat i kanë 4 salla operative, të cilat ne nuk po arrijmë t’i furnizojmë t’i delegojmë, 4 anesteziologë në të njëjtën kohë, ne tentojmë që prej atyre 4 sallave, së paku 50 për qind e tyre të punojnë. Mundohemi të sigurojmë së paku dy anesteziologë në sallë”- u shpreh Spahija.

Ai e ka treguar edhe numrin e anesteziologëve që kanë ikur nga sektori publik. Shkak për këtë po del të jetë paga e ulët, teksa pret që me hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, trajektorja e largimit të tyre të ulet.

Ai shpjegoi se gjatë vitit 2022, nga QKUK janë larguar 11 anesteziologë.

“Po, vetëm vitin 2022, neve na u kanë larguar 11 anesteziologë, domethënë ka qenë një vit ku kemi pasur një vit shumë të madh të anesteziologëve, një është pensionuar, një, fatkeqësisht, ka ndërruar jetë, kështu që ne në total, prej vitit 2020, kur e kemi pasur vetëm largimin e parë të kirurgëve, kemi mungesë prej 23 anesteziologëve, duke i përfshirë edhe anesteziologët të cilët janë pensionuar apo edhe ata dy kolegët të cilët, fatkeqësisht, kanë ndërruar jetë”- u shpreh tutje ai, teksa thotë se nuk ka asnjë anesteziolog të papunë në Kosovë.

“Për deri më tani, e kemi 7 specializantë të cilët e kanë ndërprerë kontratën e punës, kanë dalë jashtë. Prej 44, 4 specializantë të anestezionit nuk kanë ardhur fare, nuk janë lajmëruar fare, domethënë vetëm 40 prej atyre vetëm na u kanë larguar, largimi jashtë Kosovës është kryesisht largim i specializantëve, përndryshe specialistët, të cilët largohen prej QKUK-së, dalin krejt në sektorin privat”– tha ai./Nacionale

Post Views: 162

Poste të ngjashme

Sot vapë e madhe, IHMK-ja del me një apel

13-vjeçari poston foto me armë – Policia ia zë derën babait në Podujevë

03/07/2025, 19:25

Një 13-vjeçar nga fshati Llaushë i Podujevës ka publikuar në rrjete sociale një fotografi ku shihet me armë në dorë,...

Rama: I lumtur që KB Prishtina fitoi mbrëmë, por nga dhuna e shfaqur u zbeh edhe gëzimi për fitoren

Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal ndaj Përparim Ramës, kryetari: Sabotimi politik dështoi – kryeqyteti nuk ndalet

03/07/2025, 17:12

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka rrëzuar si të pabazuar kallëzimin penal të ngritur nga Ministria e Administrimit të...

Tragjike: Vetura godet për vdekje një vajzë të mitur në Podujevë, arrestohet shoferi

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete, lëndohet motoçiklisti

03/07/2025, 17:05

Një person është lënduar sot, në aksidentin mes një veture dhe një motoçiklete që ka ndodhur në fshatin Shupkovc të...

Vala e të nxehtit, maksimalja sot deri në 36 gradë

MSH obligon sektorin publik e privat për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta nga 3-10 korrik

03/07/2025, 14:47

Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka nxjerrë një vendim ku...

Policia e kap mat hajnin që kreu vjedhje në një hekurishte, ishte shtrirë në ara për t’u fshehur

Ngjarje e pazakontë në Prishtinë, tre policë civilë dyshohet se rrahën brutalisht një të ri pas një ndjekjeje

03/07/2025, 14:03

Një incident i rëndë dyshohet që ka ndodhur të martën mbrëma në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku një i...

Lajmi i fundit

Sot vapë e madhe, IHMK-ja del me një apel

13-vjeçari poston foto me armë – Policia ia zë derën babait në Podujevë

03/07/2025, 19:25
Rama: I lumtur që KB Prishtina fitoi mbrëmë, por nga dhuna e shfaqur u zbeh edhe gëzimi për fitoren

Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal ndaj Përparim Ramës, kryetari: Sabotimi politik dështoi – kryeqyteti nuk ndalet

03/07/2025, 17:12
Tragjike: Vetura godet për vdekje një vajzë të mitur në Podujevë, arrestohet shoferi

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete, lëndohet motoçiklisti

03/07/2025, 17:05
Vala e të nxehtit, maksimalja sot deri në 36 gradë

MSH obligon sektorin publik e privat për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta nga 3-10 korrik

03/07/2025, 14:47
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv