Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka prezantuar programin e tij për infrastrukturë dhe energji.
Abdixhiku premtoi përfundim të të gjitha magjistraleve kryesore, autostradën e Anamoravës, që lidh Prishtinën me Gjilanin dhe Dheun e Bardhë, autostradën “Ibrahim Rugova”, si dhe ndërtimin e unazës së jashtme të kryeqytetit.
Me mua si Kryeministër, në Infrastrukturë do të keni: Përfundimin e të gjitha magjistraleve kryesore, duke përfshirë Prishtinë-Podujevë me investim 50 milionë euro dhe Prishtinë-Mitrovicë me investim 30 milionë euro; përfundimin e Autostradës së Anamoravës, që lidh Prishtinën me Gjilanin dhe Dheun e Bardhë, me një investim prej 170 milionë eurosh; ndërtimin e Unazës së Jashtme të Kryeqytetit, një projekt me vlerë totale prej 350 milionë eurosh, për ta lehtësuar trafikun dhe rritur efikasitetin në kryeqytet; vazhdimin e Autostradës “Ibrahim Rugova” deri në Merdarë, me kosto prej 150 milionë eurosh si pjesë e investimeve rajonale të BE-së’’ ka thënë ai.
Përderisa në fushën e energjisë Abdixhiku u zotua për ndërtimin e një Centrali me Gaz në vlerë prej 500 milionë euro.
Ai tutje shtoi se me të si Kryeministër, me ekipin e tij të dëshmuar dhe me programin ‘Rruga e Re’, Kosova do ta ketë një infrastrukturë rrugore moderne dhe një sistem energjetik stabil për një ardhme të qëndrueshme.