Komiteti për Komunitete sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt të cilin e udhëhoqi Kryesuesi i Komitetit, Xhafer Ademi.
Në fillim të mbledhjes u miratua procesverbali i i mbledhjes së mbajtur më 8 prill 2025.
Kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Xhefer Ademi, i informoi të pranishmit për vizitën në lagjen ku jetojnë komunitetet joshumicë në Rrugën “Xhafer Meta” dhe me kërkesat që i kanë paraqitur banorët e atyshëm.
Ndërsa, udhëheqësi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, Liman Zeqiri, tregoi për vizitën në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ibrahim Rugova”.
Gjatë mbledhjes u diskutuan edhe mundësitë rreth realizimit të projekteve nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shërbim tek komuniteti joshumicë.
08.05.2025, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim