Komuna e Podujevës fton qytetarët të marrin pjesë në takimin për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal 2026-2034.
-Orllan më 30 korrik (e mërkure) Shkolla e fshatit, ora 18:00.
-Kërpimeh më 31 korrik (e enjte) Shkolla e fshatit, ora 18:00.
Ftojmë të gjithë të interesuarit që të paraqesin shqetësimet, propozimet dhe të kontribuojnë me mendimet dhe sugjerimet e tyre për dokument të planifikimit hapësinor që përcakton të ardhmen e zhvillimit të komunës sonë.
Pjesëmarrja juaj është shumë e rëndësishme për nxjerrjen e një dokumenti gjithpërfshirës!