“Inspektorët e komunikacionit gjatë javës së kaluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përfunduan me sukses planin operativ i cili kishte për qellim vetëdijësimin e taksive ilegal që operojnë në Komunën tonë.” – thuhet në një postim të bërë nga faqja zyrtare e Komunës së Podujevës në Facebook.
Në këtë postim poashtu është bërë e ditur se gjatë këtij plani janë kryer 32 inspektime së bashku me policinë, janë dhënë 28 informata, janë shkruar 11 procesverbale si dhe janë shqiptuar 7 gjoba mandatore.
Postimi i plotë: