https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Komuna e Podujevës mban mbledhje të jashtëzakonshme për vërshimet

Komuna e Podujevës mban mbledhje të jashtëzakonshme për vërshimet
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
Në Kuvendin komunal të Podujevës sështë mbajtur mbledhje e jashtëzakonshme për vërshimet në Komunën e Podujevës.
Në faqen zyrtare të Komunës është përshkruar përmbledhja e kësaj seance.
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
“Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, të udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit, Hilmi Hoxha, ku i pranishëm ishte Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetarja Marigona Lahu, anëtarë tjerë të ekzekutivit, organizata të huaja dhe media.
Në fillim të kësaj seance, Kryesuesi i Kuvendit Hilmi Hoxha, ka kërkuar nga të pranishmit një minutë heshtje në nderim të viktimave nga tërmeti që ka ndodhur në Turqi dhe Siri.
Seanca e sotme është thirrur nga anëarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me kërkesë për “Diskutim rreth vërshimeve në Komunën e Podujevës”, ku Qëndrim Softolli njëherësh edhe iniciuesi i kësaj mbledhje të jashtëzakonshme, ka thënë se, “Situata e vërshimevë në Komunën e Podujevës nuk është menaxhuar mirë nga ana e institucioneve lokale, ndërsa në emër të grupit të LDK-së kërkoi që të ndahen 200 mijë euro për familjet e prekura nga këto vërshime”.
Ndërsa shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!, Haki Rudari, për gjendjen e vërshimeve ka thënë se, “Komuna gjatë muajit janar dhe shumë fshatra përreth janë përballur me vërshime të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kultura bujqësore, ekonomi familjare, infrastrukturë, biznese etj. Ne i kemi përcjellur me vëmendje menaxhimin e kësaj situate e për të cilën edhe i përgëzojmë komunën dhe institucionet tjera të përfshira në menaxhimin dhe tejkalimin e situatës”.
Kurse, përfaqëusuesi i Partisë Demokratike të Kosovës, Bashkim Syla, ka thënë se, “Ne si grup i PDK-së, sa i përket kërkesës për kompenzim të dëmeve për familjet e prekura dhe fermerët do të mbështesim një iniciativë të tillë në rast se nuk mbulohen nga qeveria, por gjithsesi duke u koordinuar me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Drejtorinë e Financave”.
Ndërsa, Drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi, ka dhënë informatë rreth gjendjes së vërshimeve në Komunën e Podujevës, duke treguar që dëmet e shkaktuara nga vërshimet janë klasifikuar në katër kategori si, infrastrukturë, ekonomi familjare, biznese dhe bujqësi.
Drejtori Selimi “Për kategorinë e dëmeve në infrastrukturë publike sipas inxhinierëve komunal është mbi 2 milionë euro. Sa i përket dëmeve në ekonomitë familjare drejtoria ka pranuar 145 kërkesa dhe pas vizitave nga komisioni komunal për fatkeqësi natyrore është konstatuar vlera e përgjithshme e dëmeve e cila është 424,215 euro. Ndërsa për kategorinë e tretë dhe të katërt në të cilat bëjnë pjesë bizneset dhe bujqësia nuk ka raport përfundimtar dhe pritet që ditëve në vijim të përfundohen inspektimet e dëmeve edhe për këto kategori. Pas pranimit të raporteve nga të gjitha kategoritë, këtë raport do ta dorëzojmë në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe do të kërkojmë nga ana e tyre që dëmet e shkaktuara të kompenzohen për qytetarët llapjanë”.
Në këtë seancë për këtë çështje foli edhe kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili i falënderoi të gjitha dikasterët e përfshira në menaxhimin e situatës me vërshime, ku theksoi se menaxhimi i situates dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve lokale dhe qytetarëve ka qenë i shkëlqyeshëm. Për fund ai kërkoi unitet të të gjitha grupeve parlamentare në situata si këto, duke tejkaluar dallimet ndërmjet veti.
Pjesë e diskutimeve për këtë çështje ishin edhe këshilltarët Naim Çunaku(LDK), Arjant Topanica(LDK) dhe drejtori për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani.”

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Nesër mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Podujevës – Këto janë pikat e rendit të ditës

30/03/2026, 20:13

  KPF i rekomandon pikat e rendit të ditës për shqyrtim në Kuvend Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i...

E dhimbshme: I riu nga Kosova vdes në një aksident në Kroaci

E dhimbshme: I riu nga Kosova vdes në një aksident në Kroaci

29/03/2026, 10:03

Një i ri nga Kosova ka vdekur në një aksident në Kroaci, derisa po kthehej për në vendlindje. Bëhet fjalë...

Reagon Haxhiu lidhur me ekspozitën e subvencionuar nga Kuvendi që u vendos në shesh

Reagon Haxhiu lidhur me ekspozitën e subvencionuar nga Kuvendi që u vendos në shesh

28/03/2026, 16:38

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me ekspozitën e vendosur në sheshin e Prishtinës, e cila ishte financuar...

“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

28/03/2026, 15:22

Lojtarët e Kosovës kanë vijuar përgatitjet për finalen e “play-off”-it për kualifikimet në Kampionatin Botëror 2026 ndaj Turqisë që do...

“Mungesë elementare e njohurive”, reagon Fondi për të Drejtën Humanitare pas ekspozitës së Gashit

“Mungesë elementare e njohurive”, reagon Fondi për të Drejtën Humanitare pas ekspozitës së Gashit

28/03/2026, 14:55

Fondi për të Drejtën Humanitare ka reaguar lidhur me ekspozitën që është shfaqur në Prishtinë rreth masakrave të ndodhura gjatë...

Lajmi i fundit

Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Nesër mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Podujevës – Këto janë pikat e rendit të ditës

30/03/2026, 20:13
E dhimbshme: I riu nga Kosova vdes në një aksident në Kroaci

E dhimbshme: I riu nga Kosova vdes në një aksident në Kroaci

29/03/2026, 10:03
Reagon Haxhiu lidhur me ekspozitën e subvencionuar nga Kuvendi që u vendos në shesh

Reagon Haxhiu lidhur me ekspozitën e subvencionuar nga Kuvendi që u vendos në shesh

28/03/2026, 16:38
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë

28/03/2026, 15:22
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv