Komuna e Podujevës nënshkruan memorandum me Agjencinë Kadastrale të Kosovës
Nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu, sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti.
Qëllimi i këtij memorandumi është krijimi i bashkëpunimit për implementimin e Kapitullit VII (Rindërtimi i Kadastrit), i cili do të realizohet në bashkëpunim mes institucioneve lokale dhe qëndrore, konkretisht Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Komunës së Podujevës dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
Zonat Kadastrale që përfshihen në këtë memorandum për Rindërtimin e Kadastrit janë: Dumnicë e Poshtme, Llapashticë e Poshtme, Llapashticë e Epërme dhe Shajkoc.







