Podujevë – Komuna e Podujevës ka pranuar një donacion të rëndësishëm nga kompania “Kos Energy L.L.C.”, i cili parasheh vendosjen e paneleve solare mbi objektin e komunës.
Ky investim synon të rrisë përdorimin e energjisë nga burime të ripërtëritshme, duke kontribuar drejtpërdrejt në mbrojtjen e mjedisit dhe në avancimin e praktikave të qëndrueshme energjetike në nivel lokal.
Vendosja e paneleve solare pritet të ndikojë gjithashtu në uljen e kostove të energjisë elektrike për institucionin komunal, duke krijuar efikasitet më të madh financiar dhe operativ.
Me këtë rast, përfaqësuesit komunalë kanë shprehur mirënjohje për kompaninë donatore “Kos Energy L.L.C.”, duke e vlerësuar këtë kontribut si një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe modernizimit të infrastrukturës publike në Podujevë.






