https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Komunat duan më shumë buxhet| Kryetarët ankohen se disa ministra nuk u janë përgjigjur kërkesave

Komunat duan më shumë buxhet| Kryetarët ankohen se disa ministra nuk u janë përgjigjur kërkesave
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarët e komunave nuk janë ndarë të kënaqur me bashkëpunimin ndërmjet tyre dhe Qeverisë gjatë viti 2022. Sipas tyre bashkëpunimi ka qenë vetëm me një pjesë e vogël të ministrive, kurse disa ministra nuk u janë përgjigjur fare në kërkesat e tyre.

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se gjatë viti 2022 kjo komunë ka bashkëpunuar me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Ministrin e Infrastrukturës dhe Ministrinë e Kulturës. Ai shtoi se gjatë këtij viti pritet që të rritet edhe më shumë bashkëpunimi.

“Bashkëpunimi në vitin 2022 e kemi pasur të mirë me disa ministri të linjës, do të thotë kemi pasur bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, me Ministrin e Infrastrukturës, Ministrinë e Kulturës dhe shpresojmë që këtë vit do të kemi edhe një bashkëpunim edhe më të mirë”.

“Ne tani jemi në përgatitjen e fazës së projekteve si komunë dhe do të fillojmë që të aplikojmë grandet që i shpallin për publikim ministritë e linjës”, tha ai.

Sa i përket ndarjes së buxhetit, Idrizi tha se kjo bëhet në bazë të numrit të banorëve, duke shtuar se nuk kanë marrë buxhet shtesë nga Qeveria.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

“Buxheti që është ndarë është ndarë për të gjitha komunat sipas formulës së financimit bazuar në ligjin për menaxhimin e financave publike, do të thotë që ndahet për kokë të banorit. Sa i përket pjesë tjerët të buxhetit që disa komuna kanë marr buxhet shtesë nga Qeveria, ne deri më tani nuk kemi marr deri më tani nuk kemi marr buxhet, por po shpresojmë që me këto projekte që i përmenda do të aplikojmë në ministri të linjës dhe do të jemi përfitues”, tha ai, për Ekonomia Online.

E kryetari i Suharekës, Bali Muharremja, tha se kjo komunë ka pasur bashkëpunim me disa ministri, e disa sipas tij, nuk ka mundur as të komunikoj.

“Me disa ministra kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë, me disa nuk kemi mundur as të komunikojmë. Mundona me qenë shumë praktik, jo politik, mirëpo besoj që ky vit bashkëpunimi do të ketë më i mirë ndërmjet kryetarëve të komunave dhe ministrave të Qeverisë”, tha ai.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sa i përket buxhetit për komunën e Suharekës, Muharremaj tha se nuk është ankuar, por që sipas tij, është mirë që çdo herë të kërkohet më shumë buxhet, raporton EO.

“Nuk jam ankuar as një herë, nuk është mirë që të ankohemi çdo herë, është mirë me kërkuar më shumë pasi që kemi diku investime kapitale këtë vit 7.5 milion euro, kemi edhe donator, kemi edhe grande kështu që janë të mjaftueshme”.

“Çdo herë kërkojmë më shumë, mirëpo këto është mirë që ti shpenzojmë në mënyrë racionale. Sikur se ankohen kryetarët e fshatrave gjatë përpilimit të buxhetit nëpër komuna, po ashtu edhe kryetarët e komunave çdo herë kërkojnë ma shumë nga qeveria, mirëpo buxheti ndahet në bazë të numrit të banorëve”, tha ai.

Poste të ngjashme

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

01/05/2026, 17:18

Përleshjet mes të rinjve janë të shpeshta në vendin tonë dhe ndodhin për motive të ndryshme. Një rast i tillë...

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

1 Maji, Haxhiu: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familjen e Kosovën në këmbë

01/05/2026, 12:58

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, nuk mjafton të shohim...

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

01/05/2026, 11:31

Kongresisti amerikan, Keith Self, së bashku me dy kolegë tjerë, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur një rezolutë në...

“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

01/05/2026, 11:16

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve ka mbajtur protestë në Prishtinë. Protesta...

Me plagë në fytyrë, gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

Me plagë në fytyrë, gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

01/05/2026, 8:10

Një person në Podujevë është gjetur pa shenja jetë i shtrirë në dysheme. Policia e Kosovës njofton se mjeku kujdestar...

Lajmi i fundit

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

01/05/2026, 17:18
Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

1 Maji, Haxhiu: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familjen e Kosovën në këmbë

01/05/2026, 12:58
Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

01/05/2026, 11:31
“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

“O drejtësi o s’ka qetësi”, punëtorët e sektorit privat protestojnë në Ditën e Punëtorëve

01/05/2026, 11:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv