https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Komunat në kolaps financiar: Mbi 344 milionë euro të humbura dhe deri 20 milionë të tjera në rrezik

Qeveria e Kosovës i pezullon 37.5 milionë euro komunave
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ngritur shqetësimin për përkeqësimin e situatës financiare të komunave në vend, duke theksuar barrën e rëndë që po u shkaktohet nga vendimet gjyqësore dhe moszbatimi i vendimeve kushtetuese nga niveli qendror.

Sipas tij, komunat po përballen me miliona euro obligime shtesë, të cilat rrezikojnë seriozisht funksionimin normal të pushtetit lokal dhe realizimin e projekteve kapitale.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Përveç faktit që komunave të Kosovës tashmë u janë marrë mbi 344 milionë euro përmes vendimeve gjyqësore në periudhën 2022–2026 (ku shumica dërrmuese lidhet me kontratën kolektive), dhe vetëm në muajt e parë të vitit 2026 janë ekzekutuar rreth 55 milionë euro, situata financiare po rëndohet edhe më tej me një barrë të re prej 15–20 milionë eurosh. Kjo barrë shtesë vjen si pasojë e moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës nga ana e Ministrit Hekuran Murati dhe Ministrisë së Financave, lidhur me përllogaritjen e shtesës për përvojën e punës (0.5% në vend të 0.25%) për periudhën 2023–2025”.

Ibrahimi thekson se komunat po përballen me një presion të trefishtë financiar.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
  • nga ekzekutimi i vendimeve gjyqësore për kontratën kolektive;
  • nga ndikimi negativ në buxhetet komunale dhe investimet kapitale;
  • dhe tash edhe nga një detyrim shtesë që buron nga moszbatimi i një vendimi detyrues kushtetues.

Ndër të tjera, Ibrahimi thotë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe obliguese për të gjitha institucionet.

ADVERTISEMENT

“Moszbatimi i tyre jo vetëm që cenon rendin kushtetues, por prodhon pasoja direkte financiare që në këtë rast po i barten padrejtësisht komunave. Është e rëndësishme të theksohet se komunat nuk kanë pasur asnjë rol në krijimin e kësaj situate. Politikat e pagave dhe zbatimi i vendimeve kushtetuese janë përgjegjësi ekskluzive e nivelit qendror. Megjithatë, në praktikë, faturat po paguhen nga buxhetet komunale, duke rrezikuar seriozisht funksionimin normal të pushtetit lokal dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët”, thotë ai.

“Në këtë kontekst, kërkohet një ndërhyrje urgjente nga Qeveria e Kosovës që të marrë përgjegjësinë e plotë financiare për këto obligime dhe të sigurojë zbatimin e plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që komunat të mos penalizohen për një dështim që nuk u takon”.

Poste të ngjashme

Detaje të reja nga vetëvrasja në Novobërdë – zyrtari komunal gjendet pa shenja jete në dhomën e gjumit

Detaje të reja nga vetëvrasja në Novobërdë – zyrtari komunal gjendet pa shenja jete në dhomën e gjumit

02/05/2026, 9:03

Janë zbardhur detaje të reja nga rasti tragjik në fshatin Parallovë të Novobërdës, ku një person është gjetur pa shenja...

Postoi video me armë zjarri në Snapchat, Policia ia konfiskon armën

Postoi video me armë zjarri në Snapchat, Policia ia konfiskon armën

02/05/2026, 8:43

Një grua nga Gjakova është arrestuar pas postimit të një video-incizimi në rrjetin social Snapchat, ku shfaqej duke mbajtur armë...

24 orë, tre të vdekur nga aksidentet rrugore në Kosovë

Sulm brutal në Istog – vëllezërit therën dhe rrahën me shufër, tre të dyshuar në arrati

02/05/2026, 8:32

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Istog, ku dy vëllezër kanë mbetur të lënduar pas një sulmi të dhunshëm,...

Mjeku gjen pa shenja jete pacienten në banjën “Nëna Naile”

Mjeku gjen pa shenja jete pacienten në banjën “Nëna Naile”

02/05/2026, 8:28

Policia e Kosovës ka njoftuar se një doktor ka gjetur pa shenja jete një paciente në banjën “Nëna Naile” në...

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

Rrahje mes 10 personave në Lluzhan të Podujevës, policia në vendin e ngjarjes

01/05/2026, 17:18

Përleshjet mes të rinjve janë të shpeshta në vendin tonë dhe ndodhin për motive të ndryshme. Një rast i tillë...

Lajmi i fundit

Detaje të reja nga vetëvrasja në Novobërdë – zyrtari komunal gjendet pa shenja jete në dhomën e gjumit

Detaje të reja nga vetëvrasja në Novobërdë – zyrtari komunal gjendet pa shenja jete në dhomën e gjumit

02/05/2026, 9:03
Postoi video me armë zjarri në Snapchat, Policia ia konfiskon armën

Postoi video me armë zjarri në Snapchat, Policia ia konfiskon armën

02/05/2026, 8:43
24 orë, tre të vdekur nga aksidentet rrugore në Kosovë

Sulm brutal në Istog – vëllezërit therën dhe rrahën me shufër, tre të dyshuar në arrati

02/05/2026, 8:32
Mjeku gjen pa shenja jete pacienten në banjën “Nëna Naile”

Mjeku gjen pa shenja jete pacienten në banjën “Nëna Naile”

02/05/2026, 8:28
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv