Për nder të Festës së Flamurit, Komuna e Podujevës organizoi një sërë aktivitetesh kulturore, të cilat u përmbyllën me një koncert nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”. Në koncert morën pjesë kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, artdashës të shumtë dhe qytetarë llapjanë që shijuan programin e pasur artistik.
Performanca e ansamblit “Shota” u mirëprit nga publiku, ndërsa interpretimet e këngëtarëve dhe vallëtarëve krijuan një atmosferë të veçantë festive. Publiku pati mundësinë të përjetojë një mbrëmje plot energji, emocion dhe traditë, duke u lidhur edhe më shumë me kulturën tonë kombëtare.
Kryetari Bulliqi në fjalën para të pranishmëve tha “Jemi mbledhur këtu, në Teatrin “Avdush Hasani”, për të kremtuar njërën nga datat më të rëndësishme të historisë sonë, 28 Nëntorin, ditën e flamurit, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ditën e identitetit dhe krenarisë sonë kombëtare.Kjo ditë ngërthen brenda saj rrugën e gjatë të popullit tonë: rrugën e sakrificës, të përkushtimit dhe të përpjekjeve të pandalshme për liri të kombit tonë”,






