https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Çmimet në Kosovë po vazhdojnë të rriten, e me to po rëndohet jeta e qytetarëve. Sipas raportit të fundit zyrtar, inflacioni mujor në mars 2026, krahasuar me shkurtin, ishte 1.5%. Ndërkohë, norma vjetore e inflacionit, krahasuar me marsin e vitit 2025, ka arritur në 6.7%.

Rritja mujore prej 1.5% është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i karburanteve dhe lubrifikantëve për transport personal, të cilat kanë shënuar një rritje të theksuar prej 25.8%.

Po ashtu, rritje kanë pësuar edhe çmimet e perimeve (3.7%), pemëve (1.5%) dhe mishit (0.3%), duke dhënë një ndikim të përbashkët prej 1.7% në indeksin total.

Derisa pagat mbeten të njëjta, qytetarët kufizohen në blerjet e tyre, për shkak të çmimeve të lartë.

Në gjithë këtë rritje, u shtua edhe ngritja e çmimeve të derivateve të naftës, ku 1 litër naftë në Kosovë arriti vlerën e gati 2 eurove. Kjo si pasojë e luftës SHBA-Iran, pas së cilës u rrit çmimi i naftës në bursë.

Megjithatë, ndonëse pati kërkesa për ndërhyrje të shtetit e ulje të TVSH-së e akcizës, një gjë e tillë nuk ndodhi nga ana e qeverisë.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila është parti në pushtet, thonë se situata është shqetësuese por qeveria u ka dalë në ndihmë që nga pandemia qytetarëve, e njësoj do të veprojë edhe tani.

“Sigurisht me shqetësim. Tani për vite me radhë për shkak të krizave globale, edhe Kosova duke mos qenë imune ndaj këtyre krizave, është ballafaquar me rritje të çmimeve të artikujve bazë. Mendoj që në këtë periudhë kohore sa qeverisë LVV, prej fillimit të pandemisë kur jemi ballafaquar me shumë kufizime të furnizime dhe çmime të larta, ka vazhduar përpjekja që t’u dalim në ndihmë qytetarëve me forma të subvencionimit, qoftë atyre kategorive që janë më në nevojë, qoftë në sektorin e energjisë”, ka thënë ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, thotë për Expose se VV kishte dhënë kontribut me ligjin për çmimet tavan.

“Si shumicë parlamentare gjithashtu kemi dhënë një kontribut sa i takon nevojës që të adresojmë edhe me ligj dhe t’ia mundësojmë qeverisë që të përballojë më lehtë rritjen e çmimeve, duke aplikuar masa te pjesa e tregtarëve me qëllim që të mund të ndikojë sa i takon marzhës së fitimit dhe kontrollimit të çmimeve, duke miratuar ligjet për çmimin tavan në vitin 2022”, ka theksuar ai.

“Në legjislaturën e kemi ne e kemi proceduar sërish ligjin për çmimet tavan, ligjin për masat themelore në rast të destabilizimit në treg dhe e mirëpres qëndrimin e LDK-së që më nuk do ta dërgojë në kushtetuese këtë ligj, sepse është një ligj që mbron qytetarët nga çmimet e larta dhe i mundëson qeverisë kontrollimin e tregut, pa e cenuar tregun e lirë”, është shprehur ai.

Krahas çmimeve të produkteve esenciale, zhvillimet në botë ndërmjet SHBA-ve dhe Iranit bën që të rritet çmimi i naftës në bursë, gjë që ndikoi edhe në Kosovë.

1 litër naftë shkoi deri afër 2 euro, teksa qeveria nuk ndërmori asgjë.

Kërkesat ishin që të ulej TVSH-ja e akciza e naftës, por që nga qeveria thanë se asnjëra nuk mund të bëhen.

Deputeti i VV-së, vlerëson se MINT me çmimet tavan ka arritur deri diku ta kontrollojë rritjen e çmimit të derivateve, teksa kritikon dhe tregtarët.

“Kemi pasur një debat parlamentar një debat për çështjen e naftës. MINT ka ndërmarrë masa që në ditët e para të rritjes së çmimit, duke caktuar çmimin tavan. Mendoj se ka qenë masë që deri diku ka arritur ta kontrollojë rritjen e shpejtë të çmimit të naftës, që erdhi nga zhvillimet në Lindjen e Mesme. Në këtë drejtim edhe te ata që furnizohen me naftë, mendoj se ka mundësi që të merret një mësim sa i takon depozitave më të mëdha dhe kontrollim më të mirë të këtyre depozitave, sepse ne e kemi vërejtur që sapo po ka ndryshim në bursë, menjëherë po lëvizin çmimet në pikat ku shiten derivatet por kur po ulen çmimet në bursa, këtu po ulen shumë ngadalë dhe për këtë duhet vepruar edhe institucionet por edhe tregtarët”, ka potencuar ai.

Por, cila është zgjidhja për kriza të tilla ekonomike?

Qeveria është duke përgatitur një pako, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës, që do të lansohet së shpejti.

Këtë e ka konfirmuar për Expose, deputeti i VV-së, Driton Hyseni.

“Qeveria e Kosovës është duke vepruar që të tejkalojë edhe këtë situatë. Ne së shpejti do të kemi edhe një lansim të një pakoje e cila mbështet qytetarët në përballimin e kësaj krize. Mendoj se e kemi obligim që të ndihmojmë me ligje por edhe me masa që të ndikojmë për aq sa është e mundur, në uljen e çmimeve të artikujve bazë dhe sidomos në mos ngritjen e tyre, sepse e kemi dhe një gjë të qartë se jemi bukur shumë të varur nga importi”, ka deklaruar deputeti.

“Është duke u punuar në pako. Ju e dini që kishte një veprim sa i përket anës së qeverisë me pagën e 13-të për sektorin publik, në të njëjtën linjë besoj edhe për sektorin privat, do të kemi një masë që do të dalë për sektorin privat por edhe kategorive tjera, po ashtu dhe bujqit që u duhen bujqve për furnizim”, ka deklaruar Driton Hyseni./Gazeta Blic/

Poste të ngjashme

Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Bulliqi ngushëllon familjen Sherifi për humbjen tragjike të Granitit

17/04/2026, 20:19

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të Granit...

Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

17/04/2026, 20:09

  Me rastin e 27-vjetorit të masakrës në fshatin Dyz, të shtunën më 18 prill, do të mbahet një manifestim...

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Pesë kandidatë kalojnë në raundin e dytë për Gjykatën Kushtetuese

17/04/2026, 16:53

Benina Kusari është e vetmja kandidate që është eliminuar nga gara për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, pasi në rrethin e...

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

17/04/2026, 16:41

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen tragjike nga jeta të zyrtarit të tij, Granit...

Kuvendi miraton dërgimin e FSK-së në Gaza, Vjosa Osmani: Sot Kosova dëshmoi unitet shtetëror

Kuvendi miraton dërgimin e FSK-së në Gaza, Vjosa Osmani: Sot Kosova dëshmoi unitet shtetëror

17/04/2026, 16:25

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi Kuvendi miratoj dërgimin e trupave të Forca e Sigurisë së Kosovës në...

Lajmi i fundit

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

17/04/2026, 20:30
Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Bulliqi ngushëllon familjen Sherifi për humbjen tragjike të Granitit

17/04/2026, 20:19
Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

Nesër shënohet 27-vjetori i masakrës në fshatin Dyz

17/04/2026, 20:09
Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Pesë kandidatë kalojnë në raundin e dytë për Gjykatën Kushtetuese

17/04/2026, 16:53
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv