Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, iu është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, pasi ky i fundit akuzoi mediat se më shumë po interesohen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe sesa përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Çitaku ka përkujtuar të bëmat e Lëvizjes Vetëvendosje në opozitë, të cilët nuk kanë respektuar simbolet shtetërore të Kosovës, nuk janë ngritur në këmbë sa herë është intonuar himni i Republikës dhe nuk kanë qenë pjesëmarrës në Kuvendin e Kosovës edhe në përvjetorin e pavarësisë, shkruan Demokracia.com.
“Sinqetisht, për keqardhje jeni bërë. Pavarësinë e Kosovës ju e keni mohuar dhe përbuzur me vite, duke u tallur edhe me simbolet shtetërore. Ne pavarësinë e kemi festuar gjithmonë. Lojalitetin ndaj Republikës nuk na e dikton pozita e përkohshme politike”, deklaroi Çitaku.