https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Konjufca: Kushtetuesja nuk gjeti shkelje në propozimin e VV-së për votim të fshehtë, ata që e thonë të kundërtën janë njohës të dobët të Kushtetutës

Konjufca: Kushtetuesja nuk gjeti shkelje në propozimin e VV-së për votim të fshehtë, ata që e thonë të kundërtën janë njohës të dobët të Kushtetutës

Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se aktgjykimi i Kushtetuese i ka thënë të drejtë Lëvizjes Vetëvendosje në shumë pika sa i përket procesit të konstituimit të Kuvendit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Konjufca ka thënë se si pikë e parë, Kushtetuesja ka konstatuar se duhet marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Ai po ashtu tha se sipas leximit të VV-së, Gjykata nuk ka konstatuar se votimi i fshehtë për kryetarin është antikushtetuese.

Ai tha se votimi i fshehtë është në të njëjtën kategori për nga legjitimiteti kushtetues, sa edhe votimi i hapur, shkruan gazeta online Reporteri.net.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Duhet ta kemi të qartë që t’ia japim kontekstin e duhur kësaj çka dua të them, e të nisem prej të gjitha veprimeve që t’ua bëjmë edhe një rikapitullim të gjitha veprimeve që i ka ndërmarrë VV-ja ashtu që Kuvendit të konsituohet sipas procedurave kushtetuese. VV-ja ia ka përgjigje pozitivisht faktit që si fituese e zgjedhjeve ka të drejtën ta propozojë kryekuvendarin. Kjo nuk hasi në mirëkuptim të subjekteve tjera opozitare, dhe pikërisht qasja e tyre ishte bllokuese sepse zgjodhën të mos e votonin Haxhiun. Duke e pasë parasysh që nuk i kishim automatikisht 61 vota, ne ndërmorëm një seri veprimesh tjera, si të nevojshme dhe veprime që mund ti ndihmonin procesit. Njëra prej tyre është ftesa dy herë me radhë për kryetarët e subjekteve politike për takim që të krijohet një marrëveshje politike për të votuar kryetarin dhe nënkryetarët. VV-ja gjithmonë ka theksuar që nëse partitë opozitare  bllokojnë kryetarin e Kuvendit në këtë mënyrë, kemi thënë që i njëjti reciprocitet mund të aplikohet edhe për nënkryetarët dhe kështu nuk shkojmë askund, procesi bllokohet. Këtu na dha të drejtë aktgjykimi i Kushtetueses. Aty një prej konstatimeve më të rëndësishme është se nëse hyhet në bllokadë për me kërku marrëveshje politike secili subjekt me secilin, atëherë kjo nuk vlen vetëm për kryetarin e Kuvendit, një gjë që gjithmonë e kemi theksuar dhe partitë opozitare e kanë mohuar gjithmonë. Kjo u sqarua. Propozimi ynë ishte ti vendosim në pako të gjithë dhe ti votojmë duke mos iu përzier secilit në emrin që e propozon.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Nga ana e Gjykatës, sipas leximit tonë është fakti që obligimi për të përfunduar konsituimin e Kuvendit, është obligim i të gjithë deputetëve.

ADVERTISEMENT

Unë pashë disa prej opinioneve, duke përfshirë edhe ata që e mbajnë veten si profesionistë. Leximi ynë është që përmes vendimit për votim të fshehtë, Gjykata nuk ka gjetur asnjë shkelje. Të gjithë ata që thonë se Dehari e shkeli Kushtetutën përmes votimit të fshehtë, janë lexues të dobët të Kushtetutës. Kushtetuesja ka thënë se nuk ka kurrfarë klauzole eksplicite që e obligon Kuvendin me shku deri në pafundësi me votimin e hapur. Edhe votimi i fshehtë është në të njëjtën kategori për nga legjitimiteti kushtetues, sa edhe votimi i hapur”, tha Konjufca në një konferencë për media. /Reporteri/net/

Post Views: 29

Poste të ngjashme

Erërat e forta dëmtojnë rrjetin elektrik, KEDS: Katër shtylla të hekurta u rrëzuan në Viti

27/06/2025, 16:38

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë – KEDS, ka njoftuar se janë shkaktuar disa dëme në rrjetin...

Maqedonci: Betohen 350 ushtarë të rinj – Ushtria e Kosovës më e fuqishme se kurrë më parë

Maqedonci: Betohen 350 ushtarë të rinj – Ushtria e Kosovës më e fuqishme se kurrë më parë

27/06/2025, 15:04

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka përshëndetur ceremoninë e betimit të 350 rekrutëve të rinj në Forcën e Sigurisë së...

Policia arreston sekretarin e një shkolle, mori ryshfet për ta pajisur një femër me diplomë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, në vendin e ngjarjes gjenden 8 gëzhoja

27/06/2025, 9:22

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë. Njoftimi: Rr. Bekim Fehmiu, Prishtinë...

Hetohet vdekja e një foshnje 3-javëshe, intervistohen prindërit ????

Hetohet vdekja e një foshnje 3-javëshe, intervistohen prindërit ????

27/06/2025, 9:01

  Një foshnjë 3-javëshe ka vdekur në fshatin Kostercë të Skenderajt. Sipas raportit policor, njësitet policore pas pranimit të informatës...

Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

27/06/2025, 8:57

Sërish janë ndjerë lëkundje tërmeti mëngjesin e së premtes në Shqipëri.  Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare EMSC tërmeti me magnitudë...

Lajmi i fundit

Erërat e forta dëmtojnë rrjetin elektrik, KEDS: Katër shtylla të hekurta u rrëzuan në Viti

27/06/2025, 16:38
Maqedonci: Betohen 350 ushtarë të rinj – Ushtria e Kosovës më e fuqishme se kurrë më parë

Maqedonci: Betohen 350 ushtarë të rinj – Ushtria e Kosovës më e fuqishme se kurrë më parë

27/06/2025, 15:04
Konjufca: Kushtetuesja nuk gjeti shkelje në propozimin e VV-së për votim të fshehtë, ata që e thonë të kundërtën janë njohës të dobët të Kushtetutës

Konjufca: Kushtetuesja nuk gjeti shkelje në propozimin e VV-së për votim të fshehtë, ata që e thonë të kundërtën janë njohës të dobët të Kushtetutës

27/06/2025, 9:42
Policia arreston sekretarin e një shkolle, mori ryshfet për ta pajisur një femër me diplomë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, në vendin e ngjarjes gjenden 8 gëzhoja

27/06/2025, 9:22
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv