https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Konjufca në hapjen e Panairit të Librit: Kadare është forcë gjigante

Konjufca në hapjen e Panairit të Librit: Kadare është forcë gjigante
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, mori pjesë në hapjen e edicionit të 23-të të Panairit të Librit, me moton “Libri Triumfon”, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Mysafir i veçantë në hapjen e panairit ishte shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, bashkë me bashkëshorten e tij, shkrimtaren Elena Kadare.

Duke folur për figurën e shkrimtarit Ismail Kadare, kryetari Konjufca tha se letërsisë shqipe ia siguroi një vend të pavdekshëm në atë që vetë e quan “letërsia universale”.

“Ismail Kadare gjithnjë ka qenë dhe është forcë gjigande e ngritjes së vetëdijes botërore për gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare. Ai për Kosovën bëri gjithçka që mund të bënte një intelektual i përmasave planetare. Kosovës i kushtoi edhe vepra dhe e kërkoi me ngulm lirinë tonë. Ishte zëri ynë kolektiv kudo që shkoi, në çdo intervistë, në çdo paraqitje, në secilin takim me figurat e rëndësishme politike të kohës”, tha Konjufca.

Kreu i Kuvendit përmendi edhe sensibilizimin që Kadare bëri në politikën ndërkombëtare për burgosjen e Ukshin Hotit nga Serbia.

“Për shkak të kontributit të tij për kulturën dhe letërsinë në planin kombëtar, por edhe atë universal, si dhe për punën e tij të palodhshme për lirinë e Kosovës dhe për emancipimin e kombit shqiptar, Ismail Kadare është ngritur në simbolin më të lartë e kuptimplotë për popullin tonë”, theksoi kryetari Glauk Konjufca.

Shkrimtari Ismail Kadare ndërkaq u shpreh falënderues për pritjen në këtë ditë kaq të veçantë për librin, me dëshirën që populli shqiptar të mbërrijë ditë më të lumtura e më të ndritshme.

Post Views: 264

Poste të ngjashme

Prizreni po bëhet me stadium të nivelit europian!

Prizreni po bëhet me stadium të nivelit europian!

12/09/2025, 18:05

  Teksti për postim: Myzhde! Prizreni po bëhet me stadium të nivelit europian! Ministria e Sportit ka nënshkruar kontratën për...

Detaje nga plagosja në Pejë, dyshohet se i përfshirë është futbollisti kosovar

Detaje nga plagosja në Pejë, dyshohet se i përfshirë është futbollisti kosovar

12/09/2025, 17:10

Sot rreth orës 15:50 policia është njoftuar se në rrugën “Papa Klementi” ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku...

Xhevdet Pozhari i di punët e Amerikës më mirë se Amerika: Nuk ka krizë, ka keqinformim

Xhevdet Pozhari i di punët e Amerikës më mirë se Amerika: Nuk ka krizë, ka keqinformim

12/09/2025, 16:31

Analisti Xhevdet Pozhari po thotë se Kosova nuk ka krizë në raportet me Amerikën. Por, keqinformim. Edhe pse Ambasada e...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Të shtëna me armë në Pejë, një person plagoset – I dyshuari në kërkim

12/09/2025, 16:28

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 15:50 në rrugën “Papa Klementi” në Pejë. Rastin e ka...

Ligji i Pagave | Populli mbetet prapa, Osmani, Kurti e Konjufca me rroga të majme

Osmani shpreh shqetësim për vendimin e Amerikës: Do të angazhohem maksimalisht që ky dialog të rifillojë sa më shpejt

12/09/2025, 16:19

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur keqardhje e shqetësim për pezullimin e Dialogut Strategjik të Amerikës me Kosovën. Ajo...

Lajmi i fundit

Prizreni po bëhet me stadium të nivelit europian!

Prizreni po bëhet me stadium të nivelit europian!

12/09/2025, 18:05
Detaje nga plagosja në Pejë, dyshohet se i përfshirë është futbollisti kosovar

Detaje nga plagosja në Pejë, dyshohet se i përfshirë është futbollisti kosovar

12/09/2025, 17:10
Xhevdet Pozhari i di punët e Amerikës më mirë se Amerika: Nuk ka krizë, ka keqinformim

Xhevdet Pozhari i di punët e Amerikës më mirë se Amerika: Nuk ka krizë, ka keqinformim

12/09/2025, 16:31
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Të shtëna me armë në Pejë, një person plagoset – I dyshuari në kërkim

12/09/2025, 16:28
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv