https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Konjufca: Statusi i Kishës Ortodokse rregullohet me ligj, sikurse për fetë e tjera

Konjufca: Statusi i Kishës Ortodokse rregullohet me ligj, sikurse për fetë e tjera
ADVERTISEMENT

Statusi i Kishës Ortodokse Serbe do të bëhet me anë të një ligji, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

I pyetur për statusin e këtij monumenti fetar, kryeparlamentari Konjufca tha për Tëvë1, se ky institucion nuk mund të bëhet me status special.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Paj, nuk ka mundësi përtej kësaj se përtej kësaj domethënë janë dy modele. Është ose modeli shteti laik Kosova qysh është e definuar, shtet sekular që po i thonë ma saktë. Shteti sekular i Kosovës i cili është sekular a din në çfarë kuptimi? Që e ka distancën e barabartë ndaj çdo bashkësie fetare në Kosovë, në këtë kuptim është sekular. Është larg barabartë të gjithave njëjtë. Kisha ortodokse tash nuk mundet me kërku për një status special në shtetin e Kosovës, ku ne e nënshkruajmë atë, qysh ka qenë për shembull marrëveshja laterane në mes të Italisë edhe Vatikanit apo qysh po mendon? Nuk ka hapësirë kushtetuese për atë punë, është si puna e Asociacionit edhe një pushteti të tretë, edhe me kishën”, ka thënë Konjufca.

Kryeparlamentari Konjufca ka thënë se statusi i kësaj kishe do të definohet pasi sipas tij mungon një gjë e tillë.

“Po, statusin kem me e definu se i mungon. Dëgjo! Këto bashkësitë fetare duke përfshirë edhe Kishën Ortodokse, këta për shumë fusha të aktiviteteve të cilat i zhvillojnë janë jashtë ligjit dhe kjo është për shkak që s’kanë status juridik dhe statusin juridik në shumë fusha do të ia japim tash me ligjin e ri për të cilin ata kanë, iu jepet e drejta e zhvillimit të plot aktiviteteve, të gjitha aktiviteteve, prej ndërtimit të institucioneve për çka kanë nevojë e deri te donacionet dhe rregullimi i financave e krejt ato. Ajo i bie që me përditësua statusin juridik të cilin nuk e kanë pasur. Unë kam pas kërkesë edhe prej kishës katolike edhe e kam pas të dërguarin e papës këtu në këtë sallë i cili më ka kërkuar këtë gjë. Po ashtu, domethënë nuk është që veç një bashkësi fetare ka nevojë për status juridik por kanë nevojë të gjitha. Përtej kësaj, unë mendoj që çka do që të kërkojnë është e akomodueshme përbrenda rregullimit tonë Ahtisarian, le t’i themi, se i kanë katërdhjetë e pesë zona të mbrojtura, ato kanë status të veçantë, i kanë ato zona. A po e din? Aty shteti i Kosovës është i limituar çka ka të drejtë me bë, janë krejtësisht të atyre në kuptimin e organizimit të atyre zonave, brenda atyre zonave, qysh funksionon manastiri, qysh e rregullon aty relacionin me tokën në të cilën ata funksionojnë e kështu me radhë. Është krejtësisht një sistem i pavarur ai. E, tash çka ka shtesë? Nuk po e kuptoj unë çka ka shtesë!”, është shprehur Konjufca.

Konjufca e ka mohuar nëse është ndonjë marrëveshje për Kishën ortodokse serbe në Kosovë.

Sipas tij, pala serbe është fokusuar me hollësi për Asociacionin, por jo edhe Kishën Ortodokse.

“Jo, jo nuk ka kurgjo këtu se kemi fol me vëmendje, ajo nuk ka kurgjo. Ajo çka synojnë ata ku ka hollësi është për Asociacionin por për kishën nuk ka hollësi, për kishën është kështu vetëm ai statusi juridik edhe zonat e mbrojtura, ato me Ahtisarin janë të mbrojtura, kanë përfundu, vazhdon m’i mbrojt policia e Kosovës”, ka deklaruar Konjufca.

Poste të ngjashme

Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

16/03/2026, 19:29

Është hapur konkursi për anesteziologë të rinj në institucionet publike shëndetësore. Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben...

E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës

E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës

16/03/2026, 19:12

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes që lamë pas në Piacenza, ku një 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

16/03/2026, 18:12

I dyshuari për vrasjen që ndodhi gjatë ditës së sotme në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici. Nexhdet Zymberajt, pronari i...

“Mashtrimet e Kurtit”, Rinia e PDK-së me aksion para qeverisë

“Mashtrimet e Kurtit”, Rinia e PDK-së me aksion para qeverisë

16/03/2026, 16:58

Rinia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një aksion para Qeverisë së Kosovës, ku te shkallët e hyrjes së këtij objekti...

Të shtëna me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, një person humb jetën

Të shtëna me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, një person humb jetën

16/03/2026, 8:16

Sot në orët e hershme të mëngjesit dy persona të moshës madhore janë qëlluar me armë zjarri ku si pasojë...

Lajmi i fundit

Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK

16/03/2026, 19:29
E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës

E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës

16/03/2026, 19:12
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

16/03/2026, 18:12
“Mashtrimet e Kurtit”, Rinia e PDK-së me aksion para qeverisë

“Mashtrimet e Kurtit”, Rinia e PDK-së me aksion para qeverisë

16/03/2026, 16:58
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv