https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kosova dhe Shqipëria dakordohen për lehtësimin e tregtisë ushqimore sipas praktikave të BE-së

Kosova dhe Shqipëria dakordohen për lehtësimin e tregtisë ushqimore sipas praktikave të BE-së
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesit e autoriteteve të ushqimit të Kosovës dhe Shqipërisë janë dakorduar për lehtësimin e tregtimit të produkteve ushqimore mes dy vendeve, në përputhje me praktikat dhe standardet e Bashkimit Evropian.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sipas postimit në Facebook, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), drejtori ekzekutiv i AUV-së, Bekim Hoxha, ka pritur në takim drejtoreshën e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të Shqipërisë, Blerina Gjylameti.

“Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë z. Bekim Hoxha Drejtor Ekzekutiv priti për vizitë Znj. Blerina Gjylameti Drejtoresh e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Shqipëri. Në fokus qendrorë të takimit ishte diskutimi për dakordim, të Lehtësimit të tregtisë dhe reduktimi i barrierave administrative mes dy vendeve. Duke vazhduar me plotësim ndryshimin e certifikatave sipas modeleve të fundit të vendosura ne BE. Koordinim në procedurat e gjurmimit dhe trajtimit të njoftimeve RASFF, njoftim reciprok paraprak për produktet qe re-eksportohen mes dy vendeve dhe bashkëpunim në fushën e ngritjes se kapaciteteve laboratorike dhe njohjen e rezultateve të analizave.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Drejtori Ekzekutiv i AUV-së z. Hoxha në fjalën hyrëse të mirëseardhjes, hapi diskutimin mbi të arriturat e deritanishme nga bashkëpunimi mes dy vendeve tona në fushën e kontrollit ushqimor. Lehtësirat për bizneset ne tregtimin e ushqimeve duke ruajtur gjithmonë shëndetit publikë. Për konsumatorët pa dallim andej e këndej kufirit. Hoxha u shprehe: se AUV është në rrugë të mirë të digjitalizimit të plotë të shërbimeve dhe kontrolleve. Deri tani kemi arritur në masën rreth 90%. Kjo ngërthen ne vete reforma në shumë drejtime gjithmonë duke pasur model autoritete e vendeve anëtare të BE-së”, thuhet në postim, transmeton Klankosova.tv.
Në fokus të takimit, siç thuhet, ishte reduktimi i barrierave administrative dhe harmonizimi i procedurave për tregtinë mes Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë ndryshimin e certifikatave sipas modeleve të fundit të BE-së, koordinimin për trajtimin e njoftimeve të sigurisë ushqimore dhe bashkëpunimin në ngritjen e kapaciteteve laboratorike.

Hoxha theksoi se AUV është në proces të digjitalizimit të shërbimeve dhe kontrolleve, duke bërë të ditur se ky proces ka arritur rreth 90 për qind.Njëherësh, u tha se Shqipëria është duke zbatuar reforma në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, me fokus forcimin e kontrolleve në gjithë zinxhirin ushqimor dhe përafrimin me standardet evropiane.

ADVERTISEMENT

Sipas AUV-së, palët u dakorduan që Kosova dhe Shqipëria të forcojnë bashkëpunimin dhe të ndihmojnë njëra-tjetrën në përmbushjen e kritereve të Bashkimit Evropian në fushën e sigurisë ushqimore.

“Diskutimet vazhduan edhe ne nivelin teknik, mbi harmonizimin e certifikatave, plotësim ndryshimet e atyre aktuale qe janë ne përdorim. Mënyrën e re të plotësimit nga inspektoret ne tren, ku obligim do jetë plotësimi i secilës rubrikë. Se Kosova do të qëndrojë në krahë Shqipërisë për ndihmë ne përmbushje të kritereve si vend i parë qe ka hapur negociatat për anëtarësim. Ne fushat ku aktualisht Kosova qëndron me mirë në zbatim të kritereve të BE-së ti ndajë me Shqipërinë, po ashtu të ndihmojë në zbatimin e tyre. Nga ana tjetër Shqipëria do të shndërrohet në vendin referencë për Kosovën ne fazat e mëvonshme kur do të nisë anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, thuhet nga AUV./Klankosova.tv

Poste të ngjashme

Shpërdoroi një shumë parash nga bankomati, policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit

Shpërdoroi një shumë parash nga bankomati, policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit

14/05/2026, 15:32

Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi që...

E rëndë: 55-vjeçarja nga Deçani u gjet pa shenja jete në rrjedhën e ujit të Lumbardhit

E rëndë: 55-vjeçarja nga Deçani u gjet pa shenja jete në rrjedhën e ujit të Lumbardhit

14/05/2026, 15:15

Është gjetur pa shenja jete Shyhrete Pajaziti, 55-vjeçarja nga Deçani e cila u raportua e zhdukur para disa ditësh. Kjo...

Osmani nga Peja: Sot më shumë se kurrë, Kosovës i duhet zëri i arsyes dhe i përgjegjësisë

Osmani nga Peja: Sot më shumë se kurrë, Kosovës i duhet zëri i arsyes dhe i përgjegjësisë

14/05/2026, 15:14

Kandidatja për presidente nga LDK, Vjosa Osmani, së bashku me kandidatin për kryeministër të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar...

OVL-UÇK: Ta quash një gjeneral të UÇK-së ‘njeri i Serbisë’, e papranueshme dhe politikisht helmuese

OVL-UÇK: Ta quash një gjeneral të UÇK-së ‘njeri i Serbisë’, e papranueshme dhe politikisht helmuese

14/05/2026, 15:12

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e ka dënuar ashpër “gjuhën fyese” të përdorur ndaj ish-ushtarëve dhe komandantëve të...

“Hajde Folim” në Istog, Abdixhiku: Po ndërtohet rrugëtimi ynë i përbashkët përpara

“Hajde Folim” në Istog, Abdixhiku: Po ndërtohet rrugëtimi ynë i përbashkët përpara

14/05/2026, 14:44

Kryetari i LDK-s, njëherësh kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se takimi i mbajtur në Istog në kuadër të...

Lajmi i fundit

Shpërdoroi një shumë parash nga bankomati, policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit

Shpërdoroi një shumë parash nga bankomati, policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit

14/05/2026, 15:32
E rëndë: 55-vjeçarja nga Deçani u gjet pa shenja jete në rrjedhën e ujit të Lumbardhit

E rëndë: 55-vjeçarja nga Deçani u gjet pa shenja jete në rrjedhën e ujit të Lumbardhit

14/05/2026, 15:15
Osmani nga Peja: Sot më shumë se kurrë, Kosovës i duhet zëri i arsyes dhe i përgjegjësisë

Osmani nga Peja: Sot më shumë se kurrë, Kosovës i duhet zëri i arsyes dhe i përgjegjësisë

14/05/2026, 15:14
OVL-UÇK: Ta quash një gjeneral të UÇK-së ‘njeri i Serbisë’, e papranueshme dhe politikisht helmuese

OVL-UÇK: Ta quash një gjeneral të UÇK-së ‘njeri i Serbisë’, e papranueshme dhe politikisht helmuese

14/05/2026, 15:12
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv