Sot, 462 të rinj e kanë nisur një kapitull të ri, duke veshur uniformën e nderit dhe përgjegjësisë si pjesë e Policisë së Kosovës.
Me zemra plot idealizëm dhe dëshirë për të bërë ndryshimin, këta të rinj do të japin betimin për të mbrojtur sigurinë dhe rendin në vend, shkruan IndeksOnline.
Diplomimi i gjeneratës së 61-të është një premtim i ri për një të ardhme më të sigurt dhe një dëshmi e fuqisë së rinisë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë.
Me këtë hap, Kosova forcon themelet e saj, duke investuar te ata që do të qëndrojnë në vijën e parë të shërbimit për qytetarët.