https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kosova merr një vërejtje serioze nga senatorët amerikan

Kosova merr një vërejtje serioze  nga senatorët amerikan
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts, thanë se ishin të zhgënjyer me vendimin që ata e quajnë të njëanshëm të Qeverisë së Kosovës “për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës duke përdorur forcë të panevojshme”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Mes tjerash, ata i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin masa urgjente për deeskalimin e situatës në veri të komunave veriore. Përgjatë ditëve të fundit ka pasur tensione në këtë pjesë të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Mbi 20 ushtarë të KFOR-it kanë mbetur të lënduar pasi protestuesit serbë – që kundërshtojnë kryetarët shqiptarë në veri – i sulmuan ata si dhe gazetarët bashkë me Policinë e Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare i ka dënuar këto veprime dhe kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës.

Serbët që po kundërshtojnë kryetarët e komunave veriore janë cilësur si banda kriminale nga Qeveria e Kosovës, për të cilët u tha se janë dirigjiuar nga Beogradi zyrtar.

Nga ana tjetër, dy senatorët amerikanë deklaruan se përshkallëzimi i dhunës çoi në lëndime serioze dhe të papranueshme të paqeruajtësve të NATO-s në Kosovë.

“Jemi shumë të shqetësuar për përkeqësimin e ndjeshëm të situatës së sigurisë në veri të Kosovës. Jemi të zhgënjyer nga vendimi i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës duke përdorur forcë të panevojshme. Përshkallëzimi i dhunës çoi në lëndime serioze dhe të papranueshme të paqeruajtësve të NATO-s në Kosovë. Ne dënojmë dhunën dhe u bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të marrin masa të menjëhershme për të de-përshkallëzuar situatën”.

“Kosova dhe Serbia janë në prag të përmirësimit të marrëdhënieve të tyre diplomatike dhe ekonomike me njëra-tjetrën dhe me Evropën, por anëtarët e Kongresit dhe komuniteti ndërkombëtar janë gjithnjë e më të shqetësuar për kthimin alarmues që po ndodh. Udhëheqësit e të dy vendeve duhet të veprojnë në interesin më të mirë afatgjatë të kombeve të tyre në vend që të lejojnë mosmarrëveshjet e vazhdueshme të prishin paqen dhe stabilitetin dhe, rrjedhimisht, aspiratat e tyre për anëtarësim në BE”, thuhet në reagimin e tyre.

Senatorët nga radhët e demokratëve dhe republikanëve lëshuan një deklaratë të përbashkët në mars për marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Paparaco.

Në muajin prill, Shaheen vizitoi Kosovën dhe Serbinë në kuadër të vizitës së delegacionit të Kongresit Amerikan në Ballkan, e cila përfshinte edhe një vizitë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Me iniciativën e senatorit Shaheen  Komiteti i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë mbajti një seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor në fillim të këtij muaji, i cili pasoi përpjekjet e saj për të avancuar legjislacionin që do të nxiste bashkëpunimin midis SHBA-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Poste të ngjashme

Prishtinë: Vdes foshnja që lindi në banesë, Policia nis hetimet

Nuk i mbijeton plagëve: 22-vjeçari ndërron jetë në QKUK pas aksidentit në Podujevë

11/04/2026, 22:05

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur më 5 prill në Podujevë ka përfunduar tragjikisht, pasi një 22-vjeçar nuk ka...

Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

11/04/2026, 21:57

Është dorëzuar reperi i njohur kosovar Buta, i cili dyshohej për përfshirje në një përleshje të shoqëruar me të shtëna...

Incidenti në Ferizaj, Buta në fokus – dyshohet si cak

Incidenti në Ferizaj, Buta në fokus – dyshohet si cak

11/04/2026, 21:43

Reperi i njohur kosovar Buta ndodhet në kërkim policor, pasi dyshohet të jetë i përfshirë në një përleshje të shoqëruar...

Policia jep detaje për rrahjen në veri ku u përfshinë babë e bir

Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dyshuar në arrati

11/04/2026, 21:32

Një përleshje fizike e shoqëruar me të shtëna me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”...

Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i babait

Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i babait

11/04/2026, 21:03

  Ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, sot i ka dhënë lamtumirën e fundit babait të saj....

Lajmi i fundit

Prishtinë: Vdes foshnja që lindi në banesë, Policia nis hetimet

Nuk i mbijeton plagëve: 22-vjeçari ndërron jetë në QKUK pas aksidentit në Podujevë

11/04/2026, 22:05
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

11/04/2026, 21:57
Incidenti në Ferizaj, Buta në fokus – dyshohet si cak

Incidenti në Ferizaj, Buta në fokus – dyshohet si cak

11/04/2026, 21:43
Policia jep detaje për rrahjen në veri ku u përfshinë babë e bir

Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dyshuar në arrati

11/04/2026, 21:32
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv