https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kosova pa viza më së largu më 1 janar 2024, Kurti: Ndikoi përmirësimi i imazhit të shtetit

Kosova pa viza më së largu më 1 janar 2024, Kurti: Ndikoi përmirësimi i imazhit të shtetit
ADVERTISEMENT

Ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian tashmë i kanë dhënë “PO-në” vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Teksti i kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë është miratuar, dhe pritja shumëvjeçare e kosovarëve për të udhëtuar pa viza pritet të marrë fund më së largu më një janar 2024.

E në këtë vendim, kryeministri Kurti ka thënë se ka ndikuar përmirësimi i imazhit të shtetit të Kosovës.

Kurti këtu ka përmendur ngritjen e Kosovës për 17 vende te Transparency International sa i takon luftimit të korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

Kjo thotë Kurti se ka ndikuar që nga një janari i vitit 2024 të mos ketë regjim të vizave në zonën ‘Shengen’ për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

“Brenda vendit tonë kemi pasur suksese të pamohueshme, për 17 vende jemi ngritur te Transparency International sa i takon luftimit të korrupsionit, pastaj edhe sa i përket lirisë së medieve sipas Reporterëve pa Kufij dhe gjithashtu për herë të dytë jemi të parët në Ballkan sa i përket sundimit të ligjit dhe të dytit në botë sa i përket përmirësimit në sundimin e ligjit. Kemi lëvizur nga grupi C në grupin B sa i përket qeverisjes të fokusuar në digjitalizim, kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës me 12 maj, në Bashkimin Evropian me 15 dhjetor dhe po përgatitemi që të aplikojmë edhe për anëtarësim në NATO. Imazhi i Kosovës është përmirësuar dhe kjo ka ndikuar që nga një janari i vitit 2024 të mos ketë regjim të vizave në zonën ‘Shengen’ për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Më 30 nëntor, Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Siç është bërë e ditur liberalizimi i vizave do të nisë në datën e nisjes së sistemit ETIAS, dhe në asnjë rast më larg se 1 janari 2024.

Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën është zvarritur me vite të tëra, ndonëse, ishte data 18 korrik 2018, kur Komisioni Evropian konfirmoi se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave./Reporteri.net/

Poste të ngjashme

KosovaMed Healthcare dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

KosovaMed Healthcare dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

18/03/2026, 23:42

KosovaMed Healthcare ka dhuruar donacion për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë. Ky donacion përfshin: 2x Oxygen Concentrator 5L,3x...

E trishtë: Ky është 23-vjeçari që humbi sot jetën pas përplasjes me motor

E trishtë: Ky është 23-vjeçari që humbi sot jetën pas përplasjes me motor

18/03/2026, 22:57

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Vranidoll. Për pasojë jetën e ka...

Ekspozitë personale e Prof. Faton Aliut hapet në Velbert të Gjermanisë

Ekspozitë personale e Prof. Faton Aliut hapet në Velbert të Gjermanisë

18/03/2026, 18:45

  Velbert, mars 2026 – Një ngjarje e rëndësishme kulturore do të mbahet më 30 mars në qytetin e Velbertit...

Vendoset gurëthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Vendoset gurëthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

18/03/2026, 12:51

Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, Shtet i Xhudos”, sot në Pejë është vendosur gurëthemeli i kompleksit sportiv “Qendra Nacionale...

Pamje nga aksidenti i rëndë me fatalitet në Vranidoll

Pamje nga aksidenti i rëndë me fatalitet në Vranidoll

18/03/2026, 8:21

Aksident i rëndë në Vranidoll të Prishtinës, dyshohet për të vdekur, një motoçikletë është përplasur me mermerët që neodhen afër...

Lajmi i fundit

KosovaMed Healthcare dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

KosovaMed Healthcare dhuron donacion për QKMF-në e Podujevës

18/03/2026, 23:42
E trishtë: Ky është 23-vjeçari që humbi sot jetën pas përplasjes me motor

E trishtë: Ky është 23-vjeçari që humbi sot jetën pas përplasjes me motor

18/03/2026, 22:57
Ekspozitë personale e Prof. Faton Aliut hapet në Velbert të Gjermanisë

Ekspozitë personale e Prof. Faton Aliut hapet në Velbert të Gjermanisë

18/03/2026, 18:45
Vendoset gurëthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Vendoset gurëthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

18/03/2026, 12:51
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv