https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

Kosova ka pranuar të mërkurën kontejnerët “me mijëra dronë” luftarakë kamikazë, Skydagger, njoftoi kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kurti tha në Facebook se dronët kanë mbërritur para afatit të paparaparë kohor dhe se dhjetëra ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) tashmë janë trajnuar për përdorimin e tyre.

Por lidhur me këtë ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq e ka kritikuar Turqinë, duke thënë se është i tmerruar nga sjellja e këtij vendi dhe ka konsideruar se ai e ka shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe është duke ëndërruar sërish për ringjallje të Perandorisë Osmane. Serbia është shtet i vogël, por ne i kuptojmë synimet e tyre reale”, ka thënë presidenti serb përmes një postimi në X.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Radio Evropa e Lirë u është drejtuar autoriteteve turke për koment dhe është në pritje të përgjigjes.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Skydagger RTF është dron “i gatshëm për fluturim”, shpesh edhe dron luftarak, i pajisur me një mjet shpërthyes për përdorim kundër shënjestrave të palëvizshme dhe të lëvizshme, megjithëse ka edhe aplikime profesionale si vëzhgimi dhe kërkim-shpëtimi.

ADVERTISEMENT

RTF nënkupton se droni është plotësisht i montuar dhe përfshin të gjitha komponentët e nevojshëm, si vetë droni, një transmetues radioje, një marrës dhe bateritë, duke e bërë atë të gatshëm menjëherë për fluturim sapo të blihet.

Ky dron mund të fluturojë me një shpejtësi maksimale prej 130kmh në largësi maksimale deri në 10 kilometra./Indeksonline/

Poste të ngjashme

Këto janë komunat me daljen më të madhe në zgjedhje deri në orën 09:00

Këto janë komunat me daljen më të madhe në zgjedhje deri në orën 09:00

09/11/2025, 10:12

uniku, Mamusha, Obiliqi dhe Mitrovica, janë komunat me daljen më të madhe deri në orën 09:00. Kurse, Rahoveci, Kllokoti e...

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Shtetasi i huaj gjendet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë

09/11/2025, 9:37

Një person është gjetur i vdekur mbrëmë në banesën e tij në Prishtinë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur...

Kurti pyetet nëse e çeli ‘sabahi’ në Mitrovicë: Gjatë fushatës kam punuar me tri ndërrime

Kurti pyetet nëse e çeli ‘sabahi’ në Mitrovicë: Gjatë fushatës kam punuar me tri ndërrime

09/11/2025, 9:30

Kryeministri në detyrë Albin Kurti është pyetur nëse ka qëndruar mbrëmë deri vonë në Mitrovicë. Ai tha se ka punuar...

Ky është linku ku mund të ndiqen statistikat për pjesëmarrje dhe rezultatet

Ky është linku ku mund të ndiqen statistikat për pjesëmarrje dhe rezultatet

09/11/2025, 9:11

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun ku mund të ndiqen statistikat për pjesëmarrjen e qytetarëve në balotazh e pas...

Balotazhi, sot përfundon votimi me postë

Kush bën dallavere, shkon në burg: 80 prokurorë të angazhuar për zgjedhje

09/11/2025, 9:06

80 prokurorë janë angazhuar në mbrojtje të votës sot për zgjedhje. Komunikata e Prokurorisë: Për ta mbrojtur votën e lirë...

Lajmi i fundit

Këto janë komunat me daljen më të madhe në zgjedhje deri në orën 09:00

Këto janë komunat me daljen më të madhe në zgjedhje deri në orën 09:00

09/11/2025, 10:12
Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Shtetasi i huaj gjendet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë

09/11/2025, 9:37
Kurti pyetet nëse e çeli ‘sabahi’ në Mitrovicë: Gjatë fushatës kam punuar me tri ndërrime

Kurti pyetet nëse e çeli ‘sabahi’ në Mitrovicë: Gjatë fushatës kam punuar me tri ndërrime

09/11/2025, 9:30
Ky është linku ku mund të ndiqen statistikat për pjesëmarrje dhe rezultatet

Ky është linku ku mund të ndiqen statistikat për pjesëmarrje dhe rezultatet

09/11/2025, 9:11
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv