https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kosova zotohet ta themelojë Asociacionin, por pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Kosova zotohet ta themelojë Asociacionin, por pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, ka marrë zotimin nga tre liderët shtetërorë se do të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Zotimi është shprehur në një letër të përbashkët të tyre, përmbajtjen e së cilës e ka konfirmuar kryetarja e Grupit parlamentar të Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila. Por, udhëheqësit shtetërorë kanë theksuar se zotimet do të jetësohen, pas bërjes së Kosovës shtet anëtar i Këshillit të Evropës.

Përfaqësues të partisë në pushtet kanë konfirmuar se nëpërmjet një letre të përbashkët, presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri janë deklaruar se do ta respektojnë besnikërisht një listë zotimesh që u është përcjellë nga raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis. Në listë përfshihet edhe zotimi për ta themeluar sa më shpejt Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Por, udhëheqësit shtetërorë kanë theksuar se zotimet do të jetësohen, pas bërjes së Kosovës shtet anëtar i Këshillit të Evropës.

Kryetarja e Grupit parlamentar të Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se Asociacioni nuk është çështje e veçantë për zbatim.

Letra nuk është asgjë më shumë se një formalitet që duhet përmbajtur. Kurse pjesëve të raportit që u referohet letra, nuk janë pjesë, por referencë tek opinioni i raportueses Bakoyannis. Opinioni për Kosovën e përmend megjithatë marrëveshjen bazike në tërësinë e saj. Jo të veçantë, të nxjerrë nga aty vetëm neni 7, por domethënë pjesët e raportit i referohen tërësisë së obligimeve që rrjedhin nga marrëveshja bazike. Në të hyn njohja de-facto, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, barazia sovrane dhe gjithashtu edhe organizata sipas nenit 7”, ka thënë Kusari-Lila.

Njohësit e politikës së jashtme nuk e shohin të drejtë që Kosovës t’i vihet kusht themelimi i Asociacionit për pranim në Këshill.

“Nëse ky proces ndërlidhet me çështje politike siç është krijimi i Asociacionit në Kosovë mendoj që e jep tërthorazi një mesazh negativ. Nëse institucionet fokusohen në fuqizimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë e nuk është shumë e mjaftueshme për t’u anëtarësuar në KiE, por duhet të fokusohet në çështje politike, mendoj që kjo tërthorazi e jep një mesazh negativ”, ka thënë Adelina Hasani, njohëse e politikës së jashtme.

E gazetari Augustin Palokaj ka thënë se me këtë kusht, po i shërbehet edhe Brukselit që lehtëson dialogun Kosovë-Serbi.

“BE apo thënë më saktë përfaqësuesi i lartë Borell dhe i dërguar për dialog Lajçak asnjëherë publikisht nuk janë shprehur qartë se janë në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Me gjasë ata do të donin që ky të jetë kusht për të pasur një mundësi më tepër për të bërë presion ndaj Kosovës sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, është shprehur Palokaj, korrespodent i KOHËS në Bruksel.

E Adelina Hasani ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës nuk pritet të mbetet peng i Asociacionit.

“Pritshmëritë janë reale dhe anëtarësimi i Kosovës mund të ndodhë. Po shihet që ka gatishmëri. Mendoj që do të ketë reagime pozitive në mbledhjen e Komitetit”, ka deklaruar ajo.

Komiteti Politik i Këshillit të Evropës ka caktuar një takim të jashtëzakonshëm për 27 mars, ku në rend dite do të jetë votimi i opinionit të raportueses Dora Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.Koha.net

Poste të ngjashme

“S’kemi folur për emra, e aq më pak për emrin tim në takim me Kurtin”, thotë Abdixhiku

“S’kemi folur për emra, e aq më pak për emrin tim në takim me Kurtin”, thotë Abdixhiku

11/04/2026, 13:30

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin me kryeministrin Albin Kurti nuk janë propozuar emra të rinj...

Haradinaj: Ndërhyrja në procedurën e votimit për nënkryetarin serb – jokushtetuese, kritika edhe Abdixhikut

Haradinaj: Beteja e Koshares ndryshoi rrjedhën e luftës

11/04/2026, 13:25

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar figurën e heroit Agim Ramadani dhe rëndësinë historike të Betejës së Koshares, duke...

Abdixhiku ‘godet’ Haradinajn: E ka keqkuptuar mirësinë time, po në qoftë se s’do me u taku, punë e madhe

Abdixhiku ‘godet’ Haradinajn: E ka keqkuptuar mirësinë time, po në qoftë se s’do me u taku, punë e madhe

11/04/2026, 13:15

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin me kryeministrin Albin Kurti nuk është diskutuar për emra konkretë...

S’ka marrëveshje, takimi Kurti – Abdixhiku pa rezultat

Abdixhiku: Vjosa Osmani ka qenë një kandidate e shkëlqyeshme për presidente

11/04/2026, 13:09

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Vjosa Osmani ka qenë një kandidate e shkëlqyeshme për presidente. Këto komente,...

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

11/04/2026, 13:02

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka realizuar vizitë zyrtare në Tetovë, me fokus mbledhjen e materialeve...

Lajmi i fundit

“S’kemi folur për emra, e aq më pak për emrin tim në takim me Kurtin”, thotë Abdixhiku

“S’kemi folur për emra, e aq më pak për emrin tim në takim me Kurtin”, thotë Abdixhiku

11/04/2026, 13:30
Haradinaj: Ndërhyrja në procedurën e votimit për nënkryetarin serb – jokushtetuese, kritika edhe Abdixhikut

Haradinaj: Beteja e Koshares ndryshoi rrjedhën e luftës

11/04/2026, 13:25
Abdixhiku ‘godet’ Haradinajn: E ka keqkuptuar mirësinë time, po në qoftë se s’do me u taku, punë e madhe

Abdixhiku ‘godet’ Haradinajn: E ka keqkuptuar mirësinë time, po në qoftë se s’do me u taku, punë e madhe

11/04/2026, 13:15
S’ka marrëveshje, takimi Kurti – Abdixhiku pa rezultat

Abdixhiku: Vjosa Osmani ka qenë një kandidate e shkëlqyeshme për presidente

11/04/2026, 13:09
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv