https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

KQZ kufizon shpenzimet e partive për fushatë, tregon rregullat për votimin e mërgatës

KQZ kufizon shpenzimet e partive për fushatë, tregon rregullat për votimin e mërgatës
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike të cilat do të certifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të 7 qershorit.

Sipas vendimit të KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 2,092,202 euro, pra 1 euro për votues të regjistruar.

“Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore nr. 07/2024 për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin dhe deklarimin financiar si dhe duke u mbështetur në të dhënat e listës preliminare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 2,092,202”, u tha në njoftimin e KQZ-së, të lëshuar pas mbledhjes së sotme.

Në këtë mbledhje, anëtarët e KQZ-së janë njoftuar edhe lidhur me raportin e Listës Preliminare të Votuesve, e cila, sipas njoftimit, përmban 2,092,202 votues, apo 15,912 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 28 dhjetor 2026.

Ndërkaq, numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme më 7 qershor, është 22,131, prej të cilëve 16,933 votues konsiderohen të rinj që, pas zgjedhjeve për Kuvend (28.12.2025), kanë arritur moshën 18 vjeç dhe do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Nga ky numër, 8,755 (51.70 %) janë meshkuj, ndërsa 8,178 (48.30 %) janë femra.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Po ashtu, KQZ bën me dije se 5,198 votues konsiderohen të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës.

“Sipas të dhënave nga ky raport, numri i përgjithshëm i votuesve që janë larguar nga LPV pas zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës (28.12.2025) është 6,219. Ky numër përfshin 5,826 votues të larguar si persona të vdekur, të evidentuar nga Agjencia e Regjistrit Civil (ARC); dhe 393 votues të larguar për shkak të humbjes së shtetësisë së Republikës së Kosovës, të evidentuar nga ARC”, tha KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha po ashtu se në Listën Votuese nuk janë përfshirë 6,797 persona, të cilët përmes aktiviteteve të ndryshme të KQZ-së, gjatë vitit 2025, janë evidentuar si persona të vdekur përmes krahasimit të të dhënave me regjistrat e ARC-së, Departamentin e Pensioneve, Bashkësitë Fetare dhe verifikimet në terren.

Në pikën tjetër të mbledhjes, KQZ mori vendim për miratimin e kërkesave dhe specifikimeve teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përafërt i fletëvotimeve që do të shtypen është rreth 1,840,000 copë, ndërkaq numri i saktë i tyre do të vendoset nga KQZ në një fazë të mëvonshme të procesit zgjedhor.

Ndërkaq, bazuar në të dhënat e raportit të Listës Preliminare të Votuesve, KQZ bëri me dije se numri i qytetarëve me të drejtë vote për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit është 2,092,202 votues.

Në pikën tjetër, KQZ mori vendim për miratimin e rekomandimit të Sekretariatit të KQZ-së për zhvillimin e procedurave emergjente ekstreme për aktivitetet e prokurimit që lidhen me zgjedhjet e 7 qershorit.

Këto aktivitete, sipas njoftimit, përfshijnë shtypjen e materialeve zgjedhore, shërbimet postare për votimin jashtë vendit, trajnimin e stafit, fushatat e informimit publik, transportin dhe logjistikën zgjedhore, si dhe sigurimin e pajisjeve dhe sistemeve teknike për administrimin dhe monitorimin e procesit zgjedhor.

Gjatë kësaj mbledhjeje, KQZ mori edhe këto vendime:

Vendim për miratimin e programit për vëzhguesit ndërkombëtar për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, 7 qershor 2026;

Vendim për miratimin e kërkesave dhe specifikimeve për shërbimet postare për votimin jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, 7 qershor 2026;

ADVERTISEMENT

Vendim për miratimin e kërkesave dhe specifikimeve për shtypjen e shabllonëve të fletëvotimit dhe broshurave në alfabetin e Brailit për votuesit e verbër për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, 7 qershor 2026;

Vendim për miratimin e planit për edukim dhe informim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, 7 qershor 2026.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim edhe për miratimin e listës së Qendrave të Votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Kosovës, në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit është 949.

“Nga ky numër i përgjithshëm, 911 Qendra të Votimit do të shërbejnë për votimin e rregullt, ndërkaq në 38 të tjera, nga një për çdo komunë, vetëm për votimin me kusht. Gjithashtu, KQZ mori vendim për miratimin e listës së 38 Qendrave Komunale të Numërimit (QKN), në të cilat do të zhvillohen aktivitet pas ditës së zgjedhjeve për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimin e rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime, pas numërimit të fletëvotimeve në ditën e zgjedhjeve”, tha KQZ-ja në njoftim.

Në pikën tjetër, KQZ mori vendim për miratimin e listës së Qendrave të Votimit në përfaqësi diplomatike dhe caktoi numrin maksimal të votuesve që mund të regjistrohen për votim fizik më 6 qershor.

Sipas vendimit të KQZ-së, procesi i votimit planifikohet të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me gjithsej 70 vendvotime, prej të cilave 33 ambasada dhe 15 konsullata. Ndërkaq, numri maksimal i votuesve që mund të regjistrohen për të votuar në këto Qendra të Votimit është 66,450.

“Kufizimi i numrit maksimal të votuesve që mund të regjistrohen vlen vetëm për votimin në përfaqësi diplomatike, ndërkaq numri i votuesve që mund të regjistrohen për votim përmes postës është i pakufizuar. Në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës”, u tha në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Po ashtu, u tha se KQZ ka vendosur se nëse numri i votuesve të regjistruar për votim në një përfaqësi diplomatike është nën 50, votimi fizik në atë përfaqësi nuk do të organizohet dhe votuesit e regjistruar do të kalojnë automatikisht në statusin e votuesve përmes postës dhe për këtë do të njoftohen nga KQZ. /Klankosova.tv

Poste të ngjashme

Samir Shahini reagon pasi Përparim Rama e shkarkoi nga drejtimi i Arsimit

Samir Shahini reagon pasi Përparim Rama e shkarkoi nga drejtimi i Arsimit

05/05/2026, 17:27

Samir Shahini, drejtori i deritashëm i Arsimit në komunën e Prishtinës, ka reaguar pas vendimit të kryetarit Përparim Rama për...

Vetëvendosje sërish kundër një kërkese amerikane

Liria e shtypit, Haradinaj: Hapësira që Kurti planifikon ta ngufasë

05/05/2026, 16:28

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me gjendjen e lirisë së mediave në vend, duke shprehur shqetësimin se...

Nesër përfundon afati për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale

Haxhiu fton BE-në që të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit

05/05/2026, 16:23

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka ftuar Bashkimin Evropian të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit...

Shënohet Dita e Shën Gjergjit në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan

Shënohet Dita e Shën Gjergjit në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan

05/05/2026, 16:14

Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan është shënuar Dita e Shën Gjergjit përmes një aktiviteti simbolik dhe bashkues, në...

11 vjet nga gurëthemeli i Ambasadës së ShBA-së në Kosovë

11 vjet nga gurëthemeli i Ambasadës së ShBA-së në Kosovë

05/05/2026, 15:38

Ambasada amerikane në Kosovë sot kujtoi hedhjen e gurthemelit të parë për ndërtimin e objektit të ambasadës në Prishtinë 11...

Lajmi i fundit

Samir Shahini reagon pasi Përparim Rama e shkarkoi nga drejtimi i Arsimit

Samir Shahini reagon pasi Përparim Rama e shkarkoi nga drejtimi i Arsimit

05/05/2026, 17:27
Vetëvendosje sërish kundër një kërkese amerikane

Liria e shtypit, Haradinaj: Hapësira që Kurti planifikon ta ngufasë

05/05/2026, 16:28
KQZ kufizon shpenzimet e partive për fushatë, tregon rregullat për votimin e mërgatës

KQZ kufizon shpenzimet e partive për fushatë, tregon rregullat për votimin e mërgatës

05/05/2026, 16:27
Nesër përfundon afati për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale

Haxhiu fton BE-në që të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit

05/05/2026, 16:23
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv